Lojtari i Juves dëmton Sançezin, hidhërohet Interi. Sulmuesi mbyll vitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 9:55

Lojtari i Juves dëmton Sançezin, hidhërohet Interi. Sulmuesi mbyll vitin

“Tërheqje e tendinit të kaviljes së majtë”. Kështu recitonte ditën e djeshme raporti mjekësor i Federatës Kiliane të Futbollit lidhur me kushtet fizike të Aleksis Sançezit.

sancez kuad

Lajme të hidhura për Interin dhe Antonio Konten: sulmuesi pësoi një dëmtim 3 minuta nga përfundimi i miqësores kundër Kolumbisë pas një dyluftimi me Kuadradon dhe është rikthyer në Milano.

Tashmë tek Interi janë të gjithë në ankth, kjo pasi siç raportojnë mediat në Itali, kiliani me këtë dëmtim mund të mbyllë vitin 2019, pasi dëmtimi është disi më i rëndë se sa pritej.

Gjithsesi në Milano do të presin deri në verdiktin final të mjekëve, për të mësuar se çfarë do të ndodhë me Sançezin.

Por, kaq kanë dashur tifozët zikaltër, të cilët kanë shpërthyer ndaj Kuadrados në rrjetet sociale.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"