Lojtari i gris kartonin gjyqtarit, Valbona pa mëshirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2019 | 19:58

Lojtari i gris kartonin gjyqtarit, Valbona pa mëshirë

Janë zhvilluar dy ndeshjet e prapam betura të javës së tretë për Kategorinë e Tretë. Takimet që nisën më 6 mars me sfidën Divjaka-Mirdita(1- 4), u mbyllën dje për shkak se ato ditë gjyqtarët vendosën për bojkotin e kampionateve.

kategoria e trete

Osumi dhe Selenica kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 1-1, ndërsa Valbona ka shkatërruar pa mëshirë Shkëndijën e Tiranës me rezultatin 9-0.

NDESHJA – Sfida mes Osumit dhe Selenicës nuk ka nxjerrë fitues. Fillimisht, kur rezultati ishte 1-0 për Selenicën pas golit të shënuar në minutën e 19-të nga Daniel Arapi, çdo gjë ka qenë e bukur dhe “fair play”. Ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë ka ardhur dhe tensioni, sidomos pas minutës së 77-të, kur Julian Kërdhicka ka marrë kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari Doda. Capture

Lojtari ka reaguar me fjalë fyese ndaj arbitrit dhe nuk e kanë mbajtur dot nervat, por në momentin që kryesori Albert Doda po i nxirrte kartonin e kuq, ia ka marrë nga dora dhe ia ka grisur aty për aty. Në këtë moment, lojtari është nxjerrë jashtë fushës nga forcat e sigurisë. Pas qetësimit të situatës, nuk ka vonuar më shumë se 5 minuta, kur skuadra e Osumit edhe pse me 10 lojtarë, ka arritur që të barazojë shifrat 1-1.

Skuadra nga Berati ka përfituar një penallti. Është Hekuran Lila që barazon duke mos gabuar nga pika e penalltisë. Ky 11-metërsh i dhënë ka pasur mjaft kundërshtime nga skuadra e Selenicës, të cilët e kanë konsideruar si një kompensim për kartonin e kuq.

REAGIMI – Ndërkaq, klubi i Selenicës i është drejtuar Sektorit të Garave pranë FSHFsë me një shkresë ku kërkon fitoren në tavolinë për atë ndeshje. “I kërkojmë federatës, Sektorit të Garave si dhe komisionit përkatës të na japë fitoren në tavolinë, pasi e kemi merituar atë. Nuk mund të tolerojmë vendimet e arbitrit. Ndryshe ne do të tërhiqemi nga kjo garë, sepse fushat e futbollit po kthehen në arenë boksi dhe kjo është e turpshme për futbollin tonë. Prandaj i kërkojmë të na japë hakun tonë që është fitorja në tavolinë”.

VALBONA – Ndeshja tjetër e prapambetur e javës së tretë ishte ajo mes Valbonës dhe Shkëndijës së Tiranës, e cila u mbyll me fitoren e thellë 9-0 të skuadrës tropojane. Para fillimit të takimit nxirren nga kutitë uniformat e reja për ekipin e Valbonës. Ka qenë drejtori sportiv, Klidjan Hasalami, ai që u ka bërë këtë dhuratë. “Është vetëm pasioni që më shtyn të sponsorizoj për këtë ekip” tha ai. Për sa i përket ndeshjes, gjithçka është dominuar nga Valbona që ka shënuar nëntë gola.

1

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"