Lojtari i Fiorentinës sfidon rregullat e Seria A: Shiriti që i kemi kushtuar Astorit nuk preket!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 16:34

Lojtari i Fiorentinës sfidon rregullat e Seria A: Shiriti që i kemi kushtuar Astorit nuk preket!

Lojtari i Fiorentinës, Kristian Biraxhi duket se e sfidon hapur rregullin e Seria A për shiritin e kapiteni. Ai u shpreh se nuk kanë ndërmend që ta heqin shiritin më mbishkrimin DA13. Ky mbishkrim i dedikohet lojtarit të ndarë para disa muajve nga jeta Davide Astori.

I pari që e injoroi këtë rregull ishte lojtari i Romës, Daniele De Rosi për të cilin klubi tha se ishte vendim i tiji personal. Ndërkohë tani së fundmi e ka shkelur edhe skuadra e Fiorentinës këtë rregull dhe lojtari Biraxhi shprehet: “Shiriti që Fiorentina ia ka kushtuar Astorit nuk mund të preket. Nëse Federata vendos të na gjobitë, ne do të paguajmë të gjitha gjobat!.

DA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"