Lojtari i dytë në historinë e Bundesligës, Gjasula merr kartonin e dhjetë të verdhë në 18 ndeshje

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 25, 2020 | 19:16

FB Kombetarja LAJMI KRYESOR Legjionaret Të fundit

Lojtari i dytë në historinë e Bundesligës, Gjasula merr kartonin e dhjetë të verdhë në 18 ndeshje

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares ka marrë kartonin e 10-të të verdhë në 18 ndeshje në Bundesligë dhe kështu ka vendosur një rekord.

gjasula

Sipas të dhënave statistikore të “Optas”, mesfushori shqiptar është i dyti lojtar në historinë e Bundesligës që ka marrë 10 kartonë të verdhë në 18 ndeshje, shumë pas ish-lojtarit të Uerdigenit, Helmut Rahner.

Në minutën e 14-të të ndeshjes së sotme të Paderbornit me Freiburgun, ai është ndëshkuar me karton të verdhë dhe do humbasë ndeshjen e javës së ardhshme me Volfsburgun.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com