Lojtari i Arsenalit kthehet në viktimë e homofobisë, e quajnë “lesbike” sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 20:50

Lojtari i Arsenalit kthehet në viktimë e homofobisë, e quajnë “lesbike” sepse…

Mbrojtësi Hektor Belerin është shumë i njohur për stilin e veshjes së tij. Ditë më parë ai postoi edhe një video në Instagram teksa ishte duke qepur vetë pantallonat e tij sipas modës që ai kërkon. Lojtari është shprehur se tifozët e ofendojnë shpesh për veshjet dhe flokët e tij, madje deri atje sa ai shndërrohet në një viktimë e homofobisë.

be6

“Më thonë “lesbike” sepse mbaj flokë të gjatë. Më ofendojnë edhe me fjalë të tjera homofobike. Pjesa më e madhe e ofendimeve vijnë “online”, por edhe në stadium ka sa të duash. Dhe kur luaj keq situata është e papërmbajtshme. Nëse sillesh në mënyrë të ndryshme nga ç’presin ata, të vendosin në shënjestër. Ka shumë presion derisa të vihesh në rresht me të tjerët. Kjo është diçka shumë e rrezikshme sepse në jetë duhet të jesh i lirë të shprehesh ashtu siç je. Periudha më e keqe për mua ka qenë rreth një vit e gjysmë më parë, më është dashur të mbyll përkohësisht llogaritë në rrjetet sociale për shkak të ofendimeve. Shumë më thonë gjëra të bukura, por është normale që mendja të të rrijë tek ofendimet. Çdo ditë përpiqem ta luftoj këtë gjendje në mënyrën më të mirë të mundshme”, shprehet spanjolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"