Lojtari grek për Mavrajn: Për të luajtur në këtë kampionat do ketë pasur ndonjë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 14:11

Lojtari grek për Mavrajn: Për të luajtur në këtë kampionat do ketë pasur ndonjë…

Lojtari grek Kiriakos Papadopulos, është një nga futbollistët që e njeh mirë Mërgim Mavrajn. Ata kanë luajtur së bashku te skuadra e Hamburgut dhe plotësonin një dyshe qendre për tu pasur zili nga të gjithë. Por me zgjedhjen e Mavrajt për të luajtur të skuadra e Arisit të Selanikut ai shprehet:

mavraj-papa

“Ai është një përforcim i mirë, ka eksperiencë, ka luajtur në kombëtaren e Shqipërisë prej shumë vitesh dhe ka eksperiencë në Gjermani. Ai do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për skuadrën e Aris dhe një lojtar i madh për futbollin grek. Ai e njeh futbollin, është shumë i fortë në duele, do të jetë e lehtë për të të dallohet në kampionatin grek, për këtë jam i sigurt. Sa i përket karakterit, është një person i mirë, i qetë. Ai punon shumë. Të them të drejtën jam i çuditur që zgjodhi kampionatin grek. Për të mbërritur në kampionatin grek me siguri që do të ketë pasur një ofertë të mirë. Gjithsesi, e them që është një futbollist i mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"