Lojtari godet me kokë kundërshtarin, Vllaznia kap kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 16:34

Lojtari godet me kokë kundërshtarin, Vllaznia kap kreun

Me ndeshjet e jav ës së 9-të të luaj tura dje është mbyllur faza e parë e kampionatit të Kategorisë së Tretë për Grupin A. Supersfida e kësaj jave ishte ajo e luajtur ndërmjet dy skuadrave pretendente, Kukësit B dhe Vllaznisë B. Kuksianët vinin të karikuar, pasi kishin fituar tetë takimet e luajtura deri tani.

vllaznia bNdërsa shkodranët kishin regjistruar deri në këtë takim vetëm një humbje. I pranishëm ka qenë edhe drejtori teknik i Kukësit, Hasan Lika. Të dyja skuadrat në bazë të rregullores kishin të drejtë të aktivizonin deri në tre lojtarë të ekipit të parë, kështu që tek ekipi kuksian ishte në portë Enea Koliqi. Një sfidë spektakolare që u fitua nga Vllaznia B 3-2, e cila barazohet në krye me pikë me Kukësin, por, për shkak të golavarazhit, shpallet “kampione dimri”. Edhe sfidat e tjera kanë prodhuar lojëra të bukura dhe shumë gola.

Ndeshjet

Sfida mes dy ekipeve të kreut, Vllaznisë dhe Kukësit, ka nisur e shpejtë. Të parët që shënojnë janë kuksianët në minutën e 10-të me anë të Lleshit, i cili shfrytëzon më së miri një asist të Toçillës. Megjithatë, barazimi vjen shumë shpejt dhe në të 31-ën Hallunaj shkëputet nga mesfusha, u ikën mbrojtjes dhe në hyrje të zonës pason nga e majta te Samet Ruqi që godet bukur dhe shënon, 1-1. Në fraksionin e dytë është përsëri skuadra kuksiane që kalon në epërsi në minutën e 54-t.

Xhixha jep një pasim të saktë nga mesfusha në zonë, por aty portieri dhe një mbrojtës nuk merren vesh me njëritjetrin dhe është Toçilla që përfiton duke shënuar. Por, dy minuta më pas është Mehja që barazon me një eurogol pas goditjes në formë parabole nga rreth 30 metra. Pas këtij goli ndihet lodhja te lojtarët kuksianë dhe shkodranët duken më të qetë dhe vihen në kërkim të golit të fitores. Në të 65-ën është Denis Dyca që realizon golin e tretë për Vllazninë B. Lojtari ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes kuksiane dhe ka shënuar. Pavarësisht përpjekjeve, Kukësi nuk ka arritur që të barazojë duke pë- suar humbjen e parë pas tetë ndeshjesh. Një takim tjetër interesant ishte ai ndërmjet Drinit dhe Valbonës ku të dyja skuadrat kanë luajtur nga një pjesë lojë me 10 lojtarë. Në të parën është Valbona që kontrollon gjithçka duke shënuar tre gola me anë të Meshës, Ymerajt e Nelës dhe në fraksionin e dytë skuadra dibrane i është afruar së tepërmi barazimit. Drini ka shënuar dy gola me anë të Ibrahimit dhe Seranit, por vetëm kaq. Kjo ndeshje ka qenë disi e ndezur dhe me nervozizëm nga disa lojtarë. Kështu, në minutën e 10-të, Klodian Arifi i Drinit godet me kokë një lojtar kundërshtar dhe gjyqtari Maleta e nxjerr me karton të kuq. Të njëjtin fat pati edhe futbollisti i Valbonës, Kejdi Nela, ky për ofendim ndaj arbitrit kryesor. Gjatë takimit janë akorduar edhe 9 kartonë të verdhë. Internacional-Mirdita ka qenë një ndeshje e bukur.

Golit të Halilajt në minutën e 18-të Internacional i është kundërpërgjigjur me golin e Ramës pas 5 minutash. Në fraksionin e dytë, skuadra mirditore me vështirësi ka arritur të kalonte në epërsi pas një 11-metërshi të realizuar nga Pepkolaj. Dhe më pas është Picari ai që shënon golin e sigurisë. Një nga sfidat që nuk ka pasur histori ishte ajo ndërmjet Sportingut dhe Golemit.

Kishte kohë që në këtë kategori nuk shënoheshin 10 gola e sipër nga vetëm një ekip. Është skuadra e Golemit që shpartallon Sportingun 10-0. Bie në sy Indrit Brahja i skuadrës bregdetare që realizoi katër gola. Takimi që u luajt në Pezë- Helmës ndërmjet Eagles dhe Bulqizës ka sjellë fitoren e parë të ekipit të shqiponjave pas 5 humbjeve radhazi. Kapiteni Gjergji Rebi, një lojtar veteran që ka provuar disa liga të futbollit shqiptar, është rikthyer te goli dhe Eagles kanë fituar 2-1.

MIRDITA

Pas ndeshjes së djeshme ku skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Internacionalit, trajneri i Mirditës, Mark Kolaj u shpreh: “Dua të falënderoj Kryetarin e Bashkisë, Ndrec Dedaj, për kontributin që ka dhënë për ringritjen e ekipit të Mirditës dhe investimin që po kryen. Po bëhen të gjitha përpjekjet për ringritjen e vlerave të këtij sporti në këtë krahinë ku futbolli nuk ekzistonte prej rreth një dekade”.

STATISTIKA

Është mbyllur dje faza e parë e Grupit A të Kategorisë së Tretë me 242 gola të shënuar në 45 ndeshje. Një mesatare prej 5.5 golash për ndeshje. Faza e dytë për të dyja grupet do të nisë në mars. Vllaznia B është shpallur “kampione dimri” duke u renditur në krye me pikë të barabarta me Kukësin B, por për shkak të golavarazhit më të mirë. Shkodranët kanë thyer Kukësin B pas tetë fitoreve radhazi.

BULQIZA-FC EAGLES 1-2

GOLAT: Delishi 65’/ Rebi 23′, Bardhi 76′
Bulqiza: Domi, Balliu, Popi, Halili, Rrushi, Plloçi (Terziu 76′), Lika, Uka (Lila 56′), Xhixha, Rama (Gjura 77′), Delishi. Trajner: A.Topi
FC EAGLES: Pashkaj, Miti, Kuqi, Sulollari, Kuçi, Doku, Zaharia, Bardhi, Rebi, Ruçi, Muçi (Lorenco 67′). Trajner: L.Sherko
KARTONË TË VERDHË: Rebi 23′, Kuçi 49′, Muçi 56, Miti 65′
GJYQTARË: R.Muska, A.Bixhi, D.Tomori, A.Maleta
DELEGAT: B.Omuri (Tiranë)

INTERNACIONAL T.-MIRDITA 1-3
GOLAT: Rama 23’/ Halilaj 18′, Pepkola 60′(p), Picari 76′
INTERNACIONAL T.: Zenelaj, Vllacaj, Myzyraj, Meçi, Broculla, Xhepa, B.Hajdari (Roshi 82′), Eshi, Rama (Kishta 67′), Brahimaj, K.Hajdari (Gapi 46′). Trajner: M.Vllacaj
MIRDITA: Ndreca, Gjonaj, Perlesi, Lleshaj, Arm.Marku, Nikolla (Radaçi 76′), Art.Marku, E.Marku, Pepkola, M.Marku (Picari 46′), Halilaj. Trajner: M.Kolaj KARTONË TË VERDHË: Gapi 72′, B.Hajdari 80’/ Lleshaj 18′, Arm.Marku 34′, Gjonaj 57′
GJYQTARË: E.Kotomelo, D.Tomori, M.Hasani (Tiranë)
DELEGAT: A.Sheme (Tiranë)

KUKËSI B-VLLAZNIA B 2-3
GOLAT: Lleshi 10′, Toçilla 54’/ Ruqi 31′, Mehja 56′, Dyca 65′
KUKËSI B: Koliqi, Xhixha, Halilaj, Thorja, Turtulli, Qafa (Grori 46′), Gjuta, Toçilla, Lleshi (Sinani 83′), Gjana (Selmani 74′), Vila.
Trajner: E.Dalipi
VLLAZNIA B: Hasani, Ruqi, Borshi, Frangaj, Mehja, Dyca, Hasani (Çoçja 86′), Mehmetaj, Hallunaj (Zogaj 46′), Kukaj, Kiri. Trajner: E.Kraja
KARTONË TË VERDHË: Lleshi 64’/ Kukaj 77′
GJYQTARË: A.Gjeçi, R.Dobruna, Xh.Mani (Tiranë)
DELEGAT: B.Omuri (Tiranë)

SPORTINGU T.-GOLEMI 2-10
GOLAT: Bezhani 14′, 59’/ Shahini 4′, Brahja 22′, 32′, 3′, 69′, Daci 39′, Muho 57′, Torra 73′, 78′, Lushka 76′
SPORTINGU: Hajdari, Fusha, Teodori, Bezhani, Stafa, Shkurta, Piperi, Muliu, Gjyla, Xhoka, Zina. Trajner: L.Mehmeti
GOLEMI: Muçaj, Torra, Zëre, Çodo (Malollari 56′), Berberi, Gjoshi, Meta (Sinka 77′), Muho, Shahini, Daci, Brahja (Lushka 72′).
Trajner: J.Rakipi
GJYQTARË: K.Zharakalli, G.Cenolli, L.Cani (Tiranë)
DELEGAT: G.Xhafa (Kamëz)

DRINI-VALBONA 2-3
GOLAT: Ibrahimi 57′, Serani 64’/ Mesha 9′, Ymeraj 19′, Nela 32′ Drini: Qosja, Sallaku, Hyka (Serani 46′), Arifi, Belba, Reçi, Leci, Shehu, Neza, Ibrahimi, Klosi. Trajner: S.Koka
VALBONA: Myrto (Haxhiaj 46′), Bejleri, Marku, Halili, Kërnajhabani 46′), Molla, Mesuti, Milla, Mesha, Markaj, Ymeraj, Nela. Trajner: O.Kërnaja
KARTONË TË VERDHË: Leci 41′, Klosi 48′, Reçi 51′, Qosja 66’/ Molla 35′, Halili 48′, Marku 64′
KARTONË TË KUQ: Arifi 10′, Sallaku 76′, 88′(2v)/ Nela 44′
GJYQTARË: D.Maleta, D.Tomori, A.Doda (Tiranë)
DELEGAT: S.Brahja (Tiranë)

GRUPI A Java e 9-të

DJE
Sporting-Golemi 2-10
Bulqiza-Eagles 1-2
Internacional-Mirdita 1-3
Drini-Valbona 2-3
Kukësi B-Vllaznia B 2-3

RENDITJA

SKUADRA N. F. B. H. P.
1.Vllaznia B 9 8 0 1 24
2.Kukësi B 9 8 0 1 24
3.Mirdita 9 5 2 2 17
4.Valbona 9 5 1 3 16
5.Golemi 9 4 1 4 13
6.Eagles FC 9 4 0 5 12
7.Drini FK 9 3 2 4 11
8.Bulqiza 9 2 0 7 6
9.Sporting FC 9 1 0 8 3
10.Intern. T. 9 0 2 7 2

GRUPI B Java e 8-të

Belshi-Devolli
Turbina B-Sopoti B
Gostima-Skënderbeu B
Flamurtari B-Spartaku

RENDITJA

SKUADRA N. F. B. H. P.
1.Skënderbeu B 7 6 1 0 19
2.Devolli 7 5 2 0 17
3.Spartaku 7 4 2 1 14
4.Flamurtari B 7 2 2 3 8
5.Belshi 7 2 0 5 6
6.Gostima 7 1 2 4 5
7.Sopoti B 7 1 2 4 5
8.Turbina B 7 1 1 5 4

Përgatiti: ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"