Lojtari do të largohet nga Juventusi, menaxheri ia ofron Interit dhe Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 12:57

Lojtari do të largohet nga Juventusi, menaxheri ia ofron Interit dhe Milanit

Juventusi ndoshta do t’i thotë lamtumirë ganezit Azamoah në fund të sezonit. Mbrojtës-mesfushori i majtë, në skadencë kontrate me klubin bardhezi, mund të ishte larguar që në janar, pas mësymjes së skuadrave turke në drejtim të tij, por menaxheri i futbollistit duket se ka bindur klientin e tij që të vazhdojë të qëndrojë në Serinë A.

6r4ECyjT

Fundja, në Itali, admiruesit për Azamoahn nuk mungojnë dhe dy skuadrat milaneze kanë nisur që të bëjnë sondazhe për të. Menaxheri i ganezit është parë në Milano në ditët e fundit, teksa brenda 24 orëve ka pasur takime me drejtuesit e Interit dhe ata të Milanit, duke i ofruar juventinin 29-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"