Lojtari bardheblu i izoluar, sa shumë dilema për titullarët te Tirana. Ja si pritet formacioni ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 9:42

Lojtari bardheblu i izoluar, sa shumë dilema për titullarët te Tirana. Ja si pritet formacioni ndaj Vllaznisë

Tirana ka vazhduar edhe dje punën në “Skënder Halili”. Sërish trajneri Orges Shehi nuk ka treguar formacionin, ndërsa durrsaku do të vendosë deri momentin e fundit për 11-shen anti-Vllazni. E sigurt është që nuk luajnë Danso, Najdovski dhe Hoxhallari. Dy të parët të izoluar, ndërsa i treti me kartonë të verdhë.

tirana

Nga minuta e parë do të jetë Bekaj, ndërsa në mbrojtje mund të rreshtohen Toshevski, Vangjeli, Çelhaka ose Behiratçe e Ismajlgeci. Në mesfushë Halili, Batha, Giamfi e Kale. Në sulm, veç Seferit, mund të kemi debutimin titullar të Vairinen.

Deri në fund do të shihet gjendja e Torasës që mund të jetë në fushë ose jo. Për momentin Shehi do të vlerësojë me kujdes grupin dhe lojtarët që do të hedhë në fushën e lojës. Halili ka kërkuar nga skuadra medoemos fitoren në këtë sfidë të kampionatit.

FORMACIONI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"