“Lojtarëve i dhashë vetëm porosi”, Ahmataj: Skënderbeu bëri mirë ndaj Partizanit, loja na jep besim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 16:28

“Lojtarëve i dhashë vetëm porosi”, Ahmataj: Skënderbeu bëri mirë ndaj Partizanit, loja na jep besim

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmaatj është shprehur se për sot nuk mund të ndërtohej asnjë manovër, duke parë terrenin. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Ahmataj tha se loja e mirë e skuadrës, i jep besim se mund t’ia dalin.

bandicam 2021-01-16 16-25-55-774

“Nuk ke fare çfarë të analizosh. Para ndeshjes dhashë vetëm porosi, pasi nuk mund të përgatisim asgjë në këtë fushë.

Te goli është një pozicion aspak të mirë. Te goli i dytë lojtari jonë mban topin me shpinë, e dhashë një porosi për këtë. Në përgjithësi loja ishte e mirë. Skuadra bëri mirë dhe kjo na jep shpresa së mund t’ia dalim.

Pësimi i golave? Mendoj se është për shkak të orientimit të lojtarëve të rinj, por edhe liderit. Mendoj se me afrimin e lojtarëve do e rregullojmë dhe të kemi më shumë ekuilibra si skuadër për pësimin e golave.”, u shpreh Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"