Lojtarët zgjedhin mes tyre, ja kush do të jetë kapiteni i ri dhe zëvendësi në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2018 | 19:08

Lojtarët zgjedhin mes tyre, ja kush do të jetë kapiteni i ri dhe zëvendësi në Kombëtare

Pas deklaratës së ditës së djeshme të trajnerit Kristian Panuçi, ku lojtarët e Kombëtares do e zgjidhnin vetë kapitenin e ekipit përfaqësues, mesa duket të gjithë e kanë zgjedhur emrin që do të mbajë shiritin e kapitenit.

kombetarja

Në ndeshjen e sotme me Jordaninë, por me shumë mundësi edhe në të ardhmen, do të jetë mbrojtësi Mërgim Mavraj që do të mbajë shiritin e kapitenit. Zëvendësi kapiten do të jetë Andi Lila. Të dy, kanë shumë ndeshje me ekipin përfaqësues, dhe nga fytyrat më të vjetra në Kombëtare, që shumë mirë mund të bëjnë edhe rolin e liderit brenda grupit, për më tepër kur zgjidhen nga vetë protagonistët në fushë.

SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"