“Lojtarët u paguan”, Takaj flet pas mbledhjes te Skënderbeu: U nxituan, nuk duhej të shkonin në… bojkot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 20:18

“Lojtarët u paguan”, Takaj flet pas mbledhjes te Skënderbeu: U nxituan, nuk duhej të shkonin në… bojkot

Lojtarët e Skënderbeut bojkotuan stërvitjen e djeshme, me arsyen se nuk ishin paguar, dhe ndërkohë ditën e sotme vetë presidenti Ardjan Takaj zhvilloi një takim me ta.

takaj

Pas disa minutash bisedimi, Takaj pranoi për mediat se gjithçka ishte zgjidhur, ndërkohë që deklaroi se nuk duhej të shkohej deri në bojkot nga ana e lojtarëve.

“Erdhëm këtu, diskutuam dhe e zgjidhëm. Nuk është se ishte ndonjë problem i pazgjidhshëm. Biseduam me ekipin dhe bëmë një grafik. Plus kësaj, kryem edhe një pagesë dhe besoj se jemi në rregull. Gjithsesi, lojtarët u nxituan. Pati mungesë koordinimi, më shumë nga pjesa e informimit. Nuk mund të merrej një vendim i tillë, pasi situatat duhet të zgjidhen brenda familjes”, tha mes të tjerash, numri një i klubit të Skënderbeut

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"