“Lojtarët të mos dëgjojnë fjalët”, Sedloski: Të fitojmë ndeshjen tonë dhe t’i lëmë të tjerët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 12:00

“Lojtarët të mos dëgjojnë fjalët”, Sedloski: Të fitojmë ndeshjen tonë dhe t’i lëmë të tjerët

Vllaznia do të përballet ditën e nesërme me Laçin për ndeshjen e javës së parafundit të Superiores. Në prag të këtij takimi, trajneri Goçe Sedloski ka dalë para mediave ku u ndal te skuadra e tij dhe te kundërshtarët.

sedloski

“Kam folur me lojtarët, ata janë shumë pozitiv dhe shpresoj që të bëjnë atë çfarë duhet bërë dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Ne duhet të shohim vetëm veten tonë, ashtu siç bëjnë planet e tyre edhe kundërshtarët tonë.

Teuta luan me Egnatian por unë u kam thënë lojtarëve të mi që të mos ndikohen nga fjalët që qarkullojnë. Të jenë të fokusuar vetëm tek sfida jonë ndaj Laçit. Nuk duhet t’i shohim fare se çfarë bëjnë rivalët tanë”, u shpreh Sedloski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"