“Lojtarët te Laçi nuk duan të komandohen”, Nica nuk kursen kritikat për skuadrën: Duhen më shumë ushtarë se gjeneralë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 15:56

“Lojtarët te Laçi nuk duan të komandohen”, Nica nuk kursen kritikat për skuadrën: Duhen më shumë ushtarë se gjeneralë në fushë

Trajneri i Laçit Stavri Nica kritikoi skuadrën pas barazimit 1-1 me Skënderbeun. Për “Gol pas goli”, tekniku i njohur i Superiores tregoi se kurbinasve u mungon shpirti i garës, edhe pse kanë shumë ekip me lojtarë me emra.
Stavri nica

“Ndeshja – Filluam mirë ,ekipi funksionion taktikisht, por te sulmi lart pashë një lojtar që taktikisht duhej të veprojë gjith kohës me kontroll dhe pasim të fundit. Ka shumë probleme në organizim taktikisht. U thashë lojtarëve që Skënderbeu është i disiplinuar taktikisht dhe duan të promovohen. Janë më të komandueshëm taktikisht, ndryshe është tek ne .Duhet të binden që ai organizon skuadrën është trajneri. Nuk kanë qejf të komandohen. Mendoj që me përqëndrim, organizim dhe stërvitje duhet të ketë intensitet, duhet të ketë shpirtin e garës, pavarësisht se paguhen mirë. Mbase duhen ushtarë në fushë, se gjeneralë.

Gati të marrë drejtimin e Laçit – Sigurisht, që kam dy muaj që stërvis U21, s’e kam problem të punoj dhe stërvis çdo skuadër, nuk jam trajner rri pushim. Mentaliteti im është të punoj gjithë kohës dhe të shërbej. Pastaj, për organizimin e ekipit mbrapa, është tjetër kush. Nëse presidenti dhe skuadra binden të punojmë bashkë, jam dakord, por që të jem unë trajneri sipas parimeve të futbollit.

Mazrekaj – Duhet të marrë minuta për sa ka mundësi, sepse ka ardhur nga pushim. Në atë pjesë të lojës që hyri, ishte në tranzicion, i binte të vraponte shumë dhe duhej të ktheheshim pas. Lojtarët e kanë problem këtë pjesë. Kanë bërë shumë pushim ai dhe një pjesë të lojtarëve të tjerë.

Laçi më i mirë i këtyre sezoneve – Është ekip i kompletuar. Por nuk kanë mentaliteti ne duhur, dëmtimet e shumta tregojnë që nuk janë stërbvitur si duhet, nuk jemi në tonusin e duhur. Qenka e vështirë këtu, gjithë strategjia është që të mbahet pjesën më të madhe përgjegjësisë së lojës. Kam bërë 10 ndërrime në 10 ndeshje, jemi të dërrmuar”, u shpreh Nica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"