“Lojtarët tanë ta përkthejnë formën e mirë dhe te Shqipëria”, Berisha gjen “formulën” për Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 0:06

“Lojtarët tanë ta përkthejnë formën e mirë dhe te Shqipëria”, Berisha gjen “formulën” për Ligën e Kombeve

Portieri i SPAL-it dhe Shqipërisë Etrit Berisha analizoi dhe shortin e kombëtares sonë në Ligën e Kombeve duke e vendosur në një grup me Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Lituaninë.

BERISHAA

Për “Zona Gol”, Berisha shtoi se pavarësisht se Shqipëria niset si favorite në letër, për të nuk ka ndeshje të lehta. Ai kërkoi që kuqezinjtë të fitojnë ndeshjet e para dhe pastaj të bëhen llogaritë për më tej.

Rreth ofertave për të ardhmen e tij, gardiani kuqezi shtoi se është i lumtur te SPAL-i dhe nuk ka patur në plan të largohet nga ekipi italian dhe është i vendosur të realizojë objektivin e qëndrimit në Serinë A.

 “E ardhmja- Me siguri që ka patur interesime të ndryshme. Por, nuk kam patur dëshirë për t’u larguar. Jam shumë i përkushtuar këtu. Dua që me skuadrën time të jap kontributin për përmbushjen e objektivave. Nuk kam menduar për gjëra të tjera. Kur përfundon kampionati, pastaj do të vendosin.

etrit berisha

Shorti për Shqipërinë– Interesant. Nuk ka ndeshje të lehta për ne. Duhet të fitojmë ndeshjet e para dhe pastaj të bëjmë llogaritë për të dalë të parët. Të mendojmë për grupin tonë. Mendoj se lojtarët tanë po bëjnë shumë mirë. Atë formë në klube ta përkthejnë dhe te kombëtarja. Atëherë do t’i kemi punët më të lehta” përfundoi portieri i Shqipërisë Etrit Berisha.

uefa liga e kombeve

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"