Gjyla “show”: Nga mungesat u desh që të luanim me… injorantë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2021 | 12:17

Gjyla “show”: Nga mungesat u desh që të luanim me… injorantë!

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, shquhet për batuta, por shpërthimin e tij pas barazimit me Vorën nuk e quan të tillë, por analizë të situatës së ekipit të tij. Për “Panorama Sport” trajneri Gjyla pohoi se mungesat bënë që ai të aktivizonte injorantë në fushë, duke folur edhe me emra konkretë. Madje, ai ka qenë i rëndë në etiketime, ku pohon se ka skuadër…

Ilir Gjyla Lushnja

“Vetëm barazim, se nuk mund të fitosh dot vetëm duke thënë do të fitojmë. Fitohet duke luajtur, duke vepruar. E di që shpeshherë thoni që profesori është i batutave. Këtë nuk po e them për batutë. Me keqardhje e them, por kam skuadër…

Mungesat e shumta që kisha, Mone, Zani apo ndonjë tjetër, na bënë që të luanin injorantë në fushë. Megjithatë, them që u munduam, u përpoqëm, por ky është niveli. Këta futbollistë, që luajtën sot (dje), këtë nivel kanë, sapo vjen dhe po bindemi për këtë. I thuaj Bashës çfarë të duash, po ai është. I thuaj dil, ai ikën prapa.

Nuk ka nivel, nuk ka fuqi. Nuk ka horizont, nuk di ku vendoset. Është një barazim, që unë e quaj humbje dhe na ndërlikon shumë. Tri pikë të munguara që na kushtojnë shumë.

Përmenda një lojtar, por komplet ekipi lë për të dëshiruar. Ajo që nuk më pëlqeu, m’u duk si një lodhje fizike. Nuk e di ku u lodhën dhe çfarë bënë. Duhet të jemi edhe më të sinqertë. Lojtarët kanë pasur probleme fizike nga muskujt gjatë javës. Ndryshuam nga bari, bëmë te kjo fusha e qelbur. Megjithatë, ky nuk është justifikim.

Mendoj se të gjithë futbollistët linin për të dëshiruar, përjashto ndonjë. Nuk luajtëm fare. Shqip fare, nuk bëmë asgjë për të fituar ndeshjen. Nga ajo që na mungojnë disa lojtarë, që janë të dëmtuar, na hyjnë lojtarë, që jo vetëm nuk kanë cilësi dhe aftësi, fizike, teknike apo aftësi për të luajtur.

Por, nuk e çajnë edhe kokën për humbjen apo për barazimin. Kjo është ajo që të shqetëson më shumë. Këtë skuadër kemi, këta jemi. Nuk mundet të mbajnë këta lojtarë 3-4 ndeshje njëherësh. Patjetër që ka luhatje”, u shpreh i revoltuar trajneri Gjyla pas barazimit.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"