“Lojtarët nuk do të lejohen të luajnë për… “, Ceferin plas bombën: Jemi të gjithë kundër kësaj marrëzie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 16:50

“Lojtarët nuk do të lejohen të luajnë për… “, Ceferin plas bombën: Jemi të gjithë kundër kësaj marrëzie

Mbledhja e komitetit ekzekutiv të UEFA-s solli zyrtarizimin e formatit të ri të Champions-it për sezonin 2024-2025.

ceferin

Presidenti I UEFA-s, Aleksandër Ceferin, pas mbledhjes u shpreh me tone të ashpra dhe dha një deklaratë të bujshme mbi ekipet që do të marrin pjesë në Super Ligën e re, duke paralajmëruar lojtarët e tyre se do të ndalohen të luajnë për kombëtaret respektive.

“Ne të giithë jemi të bashkuar kundër kësaj marrëzie të këtij projekti. E theksoj që në këtë moment UEFA dhe e gjithë bota e futbollit qëndrojnë të bashkuar kundër këtij propozimi të turpshëm nga disa klube të motivuara nga lakmia dhe asgjë tjetër.

Lojtarët që do të luajnë në këtë kompeticion do të ndalohen të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Europian. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare”, u shpreh numri një i UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"