Lojtarët nën kontratë, ja si mund të jetë Skënderbeu i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 20:32

Lojtarët nën kontratë, ja si mund të jetë Skënderbeu i ri

Duket i kompletuar ekipi i Orges Shehit. Në të gjitha repartet ka fituar siguri dhe garanci për të qenë kompetitivë dhe në zonat e larta të renditjes. Bardhekuqtë pretendojnë të jenë sërish në garë për të mbrojtur titullin kampion, por duke parë elementët që ka në ekip deri tani, të bën të mendosh se është një objektiv i arritshëm.

Skenderbeu

Porta duket e sigurt me Aldo Teqjen për të vijuar më pas me prapavijën që pritet të formohet nga Vangjeli dhe Mici në krahë, ndërsa Aliti dhe Radas do të jenë në qendër duke mos anashkaluar edhe prezencën e Bruno Lulajt në këtë repart.

Ne mesin e fushës duket se Muzaka do të jetë sërish lideri i këtij reparti, për t’u mbështetur tek eksperienca e Vilës dhe shpërthimi i Bruno Ditës, ndërsa në sulm Dejvi Bregu e ka një vend të sigurt në krahun e majtë. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë dy lojtarët e tjerë të sulmit, atje ku deri tani Gripshi, Robinjo dhe Xhon janë në luftë të vazhdueshme mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"