Lojtarët në kombëtare/ Bajerni i Mynihut kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2022 | 11:50

Lojtarët në kombëtare/ Bajerni i Mynihut kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botëror

Boshti i Bajernit vazhdon të prodhojë lojtarë të klasit botëror, të cilët nuk janë në gjendje të vendosin vetëm fatet në kompeticionet europiane, por edhe ato botërore.

bajern

Ekipi i Nagelsman ka numrin më të lartë të lojtarëve në Kupën e Botës me 17. 7 janë lojtarët në radhët e përfaqësues së Flikut, por nuk mugon as “kolonia” franceze me Upamekano-Koman-Pavar-Hernandez.

Pas rekordmenëve gjermanë shfaqet Barcelona me 16 të tillë, e ndjekur nga Mançester Siti. Surpriza e vërtetë vjen poshtë podiumit, aty ku Al Sad mban vendin e 4.

“Djajtë” e Ten Hag do të duhet të kënaqen vetëm me vendin e 5-të, e përkthyer me 14, një më shumë se Reali pasues.

Në këtë listë shfaqet edhe Çelsi i Poter (13), i pasuar nga Al Hilal dhe Totenhem, respektivisht me 12 dhe 11 futbollistë. 10-shja mbyllet nga “Princërit” e Francës, PSG (11 lojtarë).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"