Lojtarët më të përmirësuar të momentit, Strakosha së bashku me Mbapen në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 20:57

Lojtarët më të përmirësuar të momentit, Strakosha së bashku me Mbapen në formacion

Futbolli është gjithnjë e në rritje dhe këtë e tregojnë më së miri edhe niveli i lojtarëve që sa vjen dhe ngrihet. Së fundmi duket se diferencat mes skuadrave sa vijnë edhe zvogëlohen, ndërsa edhe lojtarët kanë filluar të përmirësohen mjaft mirë.

strakoshaa

Ndërsa së fundmi ka qenë kompania e menaxhimit të të dhënave “ProFootballDB” që ka bërë një formacion me lojtarët që janë përmirësuar më mirë në muajt e fundit. Në sy bie prania e Strakoshës në fushë i cili gjendet në këtë formacion me lojtarë si Mbape, Pavard etj.

Formacioni i plotë:

Tomas Strakosha (Lacio)

Benzhamin Pavard (Shtutgarti)

Hoze Maria Gimenez (Atletiko Madrid)

Matijs De Ligt (Ajax)

Lukas Hernandez (Atletiko Madrid)

Roni Lopes (Monako)

Lukas Paketa (Flamengo)

Ruben Neves (Ulverhempton)

Gaston Pereiro (PSV)

Maksi Gomez (Selta Vigo)

Kilian Mbape (PSG)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"