Lojtarët me këmbë “hekuri” në drejtimin e Mehmetit, ja pika e fortë e Partizanit në fazën finale të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 16:58

Lojtarët me këmbë “hekuri” në drejtimin e Mehmetit, ja pika e fortë e Partizanit në fazën finale të sezonit

Një nga faktorët që e kanë ndihmuar më së shumti Partizanin nën drejtimin e Mehmetit janë dëmtimet e pakta.

marku partizani

Nëse në pjesën e parë të sezonit nën drejtimin e Dajës skuadra kishte lëndime ndeshje pas ndeshjeje, ku përmendim emra si Cara, Hoxha, Damçevski apo Kardozo, me ardhjen e Mehmetit dhe përgatitësit atletik Korrado Sakone, gjithçka ndryshoi.

Falë punës së tyre dhe fatit, që sigurisht duhet gjithmonë me vete, Partizani në pjesën e dytë të sezonit i ka vuajtur shumë pak dëmtimet.

Në pjesën më të madhe të kohës trajneri Mehmeti ka pasur shansin të ketë liri zgjedhjeje në skuadër dhe ky është pa dyshim një nga aspektet që ndihmoi më shumë në arritjen e objektivit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"