Lojtarët mbrojnë gjyqtarin, Ibra: Të gjithë gabojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 18:28

Lojtarët mbrojnë gjyqtarin, Ibra: Të gjithë gabojnë

Gabimi i kryer nga gjyqtari Marko Serra gjatë sfidës Milan-Specia shkaktoi shumë polemika dhe tërhoqi vëmendjen e shumë mediave dhe jo vetëm.

serra

Gjithsesi lojtarët e Milanit i dolën në krahë gjyqtarit duke u munduar ta ngushëllojnë. Gjithashtu ata shkuan drejt tij në fund të takimit për ta bërë të ndihet më mirë.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, Zlatan Ibrahimoviç i tha Serras: “Të gjithë gabojnë”. Dhe lojtari tjetër i Milinat, Teo Hernandez i tha: “Edhe unë humba një penallti sot”, për t’i ulur sado pak ndjenjën e fajit 39-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"