“Lojtarët janë heronj, e duam Kupën”, Shehi optimist dhe për kampionatin: Titullin mos e quani të mbyllur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 9:25

“Lojtarët janë heronj, e duam Kupën”, Shehi optimist dhe për kampionatin: Titullin mos e quani të mbyllur

Kupa e Shqipërisë është një objektiv për Kukësin dhe Orges Shehin. Ata e duan me çdo kusht finalen dhe trofeun. Këtë e pranon edhe vetë trajneri i verilindorëve në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”. Durrsaku shprehet se mund të bëjë disa lëvizje në formacion edhe për shkak të ngjeshjes së madhe, teksa shpreson që mungesat e Shkurtajt dhe Obanorit të mos ndihen.
SHEHI
Nuk mendon “hakmarrje” ndaj Tiranës nëse takohen në finalen e 2 gushtit dhe kjo për një motiv të qartë: ai kujton se kampionati nuk ka mbaruar ende. Garën për titullin nuk e quan aspak të mbyllur, aq sa shpreson edhe te ndalesat e bardhebluve në 270 minutat e fundit të sezonit.

Udhëtoni nesër (sot) në Durrës për të luajtur gjysmëfinalen e kthimit me Teutën, si e prisni?
Pres një gjysmëfinale të vështirë normalisht. Ne do të japim maksimumin tonë, ashtu si kemi bërë gjithmonë. Rezultatin e ndeshjes së parë e dimë dhe e kemi të qartë për çfarë po shkojmë.
Limaj goli Kukesi logo
Vini në këtë ndeshje pas një 3 me 0 në kampionat, mendoni se do të jetë po kaq e lehtë edhe në Kupë?
Ndeshja e kampionatit ndryshon nga ajo e Kupës, sepse ka një tjetër specifikë. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do shkojmë për të dhënë maksimumin.

Do të bëni ndryshime në 11-she nga ndeshja e kampionatit?
Po, kam menduar të bëj disa ndryshime. Do bëj maksimumin për ta freskuar skuadrën dhe për të arritur maksimumin nesër (sot). Gjendja fizike mund të ketë pak lodhje. Luajmë në një periudhë jonormale, ne analizat e të gjitha i bëjmë sikur jemi në kushte normale, por nuk jemi në kushte normale. Sepse, të luash çdo tri ditë në këtë situatë, mendoj që të gjithë futbollistët janë heronj.
Teuta
Ndeshja e parë u mbyll në barazim 0 me 0. Ju avantazhon apo disavantazhon ky rezultat?
Mendoj që në këto situata ku jemi, ku po luhet pa tifozë, nuk ka shumë rëndësi edhe faktori fushë. Duke ditur rezultatin e parë, në të dytën je i qartë se çfarë duhet të bësh dhe çfarë duhet të marrësh. Kështu që, është rezultat 0-0, i cili na jep kënaqësinë që nuk pësuam në fushën tonë. Por duhet të bëjmë kujdes, sepse është e hapur gjithçka.

Me titullin që është 4 pikë larg, a është trofeu i Kupës një “ngushëllim” për Kukësin?
Jo. Kupa e Shqipërisë është një objektiv i Kukësit. Dhe ne do luajmë për të shkuar në finale.
Koci Shkurtaj
Mungesat e Shkurtajt dhe Obanorit do të ndihen?
Shkurtaj dhe Obanor janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, por dëmtimet janë pjesë e futbollit. Do vazhdojmë të luajmë pa ata. Kur të luhet finalja, do të jenë mbyllur edhe llogaritë në kampionat. Nëse do të keni Tiranën përballë, a do të ishte një mundësi për t’u “hakmarrë”? Ne kemi objektiv finalen e Kupës. Sa për kampionatin, asgjë nuk ka mbaruar. Ne jemi të fokusuar vetëm te takimi ynë, pak rëndësi ka kush del në finale.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"