Lojtarët falas specialiteti i Brazos/ Bajerni ngre “antenat” për yllin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 21:55

Lojtarët falas specialiteti i Brazos/ Bajerni ngre “antenat” për yllin e Barcelonës

Dyshja Gavi-Pedri është kthyer në kryefjalën e mediave botërore për aftësitë zotëruese, shpesh herë të titulluar nga analistët e futbollit si “magjistarët” e ardhshëm në mesfushë.

gavi

Megjithatë ky binom rrezikon të prishet, pasi skadenca e kontratës ka ngritur sirenat e alarmit, nga e cila një palë e tretë mund të përfitojë dhe fjala është për Bajern Mynih. 18-vjeçari spanjoll shikohet nga Ksavi si regjisori i ekipit katalanas, por vështirësitë ekonomike i ndaluan drejtuesit.

ARSEJA-Problemet financiare nuk janë çështje e re në “Spotify Cam Nou” dhe pikërisht ky është shkaku kryesor se përse palët mes agjentit të lojtarit dhe bordit “Blaugrana” nuk ia kanë dalë në rrugën ligjore ta kthejnë në të vlefshëm dokumentacionin e rinovimit.

Fillimisht La Liga e refuzoi zgjatjen e bashkëpunimit gjatë muajit shtator nga viti i kaluar si rezultat i vështirësive financiare. Megjithatë, Laporte ndërmori rrugën drejt gjykatës me arsyetimin e lejes për rinovimin në fjalë. Dorëzimi i aplikimit me vonesë nga Barça jashtë afatit shërbeu sërish si indicie që gjykata ta anulonte evoluimin e procesit. Tabloja e mësipërme bën që Gavi të jetë “pronë” pa zot në fund të sezonit dhe teoria e largimit buçet më fort se kurrë.

LËVIZJA-Hasan Salihamixhiç e ka afirmuar veten në kuadrin e rolit si drejtori sportiv i Bajernit në sigurimin e futbollistëve të kalibrit botëror me kosto të ulët, mundësisht falas, e Gavi mund të jetë i radhës në “Allianz Arena”.

Boshnjakut ka filluar të nuhasë opsionet se si mund të bindë lojtarin e ri më i mirë (Golden Boy) për vitin 2023 në zbarkimin drejt Mynihut. Marrëdhëniet e ndërlikuara mes dy klubeve mund të trazojnë jo pak operacionin e ballkanasit, ndonëse ambicia bavareze dhe luajtja përkrah Musialës mund të ndikojë jo pak në tundimin e lojtarit. Nëse i referohemi vlerës së tij sipas “Transfermarkt”, ajo kap kuotën e 90 milionë eurove.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"