Lojtarët e Strugës i humbën të gjitha penalltitë në finalen e Kupës, trajneri Duro: Në stërvitje nuk gabuan asnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 21:56

Lojtarët e Strugës i humbën të gjitha penalltitë në finalen e Kupës, trajneri Duro: Në stërvitje nuk gabuan asnjë

Struga e Shpëtim Duros, ishte e pafat ditën e sotme, teksa u mposht në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut nga Makedonija GP me 11 metërsha. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1-1, ndërkohë që skuadra e Makedonija GP u tregua më e saktë nga pika e bardhë duke triumfuar me rezultatin 2-0. Një fakt interesantë është se Struga i humbi të katërta penalltitë.  

 Struga5

I pyetur pas ndeshjes në lidhje me këtë situatë, trajneri shqiptar, Shpëtim Duro, u shpreh për mediat vendase:  

“Penalltitë janë çështje fati, kemi ushtruar penalltitë jo më larg se para dy ditë. Fakt interesant se asnjëri nuk ka humbur asnjë penallti në stërvitje, por sot ishte krejtësisht një situatë tjetër”, deklaroi Duro.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"