Lojtarët e Sitit e “djegin” pas ndeshjes, festë sekrete me disa modele italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 14:40

Lojtarët e Sitit e “djegin” pas ndeshjes, festë sekrete me disa modele italiane

Mançester Siti fitoi me shifrat e thella 6-1 ndaj Aston Vilës ditën e djeshme, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në kampionat, ndonëse Liverpuli i vendit të parë duket ende larg.CITY

Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e Sitit, kanë menduar që të heqin mendjen nga ndeshja për pak kohë dhe të argëtohen mes tyre. Lojtarët kanë organizuar një festë, me disa modele italiane, festë kjo e cila duhej të mbetej sekrete.

Sipas asaj që shkruan “News1” kjo është zbuluar nga mediat vendase, teksa festa u organizua në një fshat të afërt jo shumë larg Mançesterit. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e klubit për këtë veprim të lojtarëve të tyre, nëse do marrin ndonjë masë apo jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"