Lojtarët e Shpresave zhgënjyen ndaj Francës, menaxherët e huaj betohen: Nuk vijmë më në Shqipëri!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2017 | 21:55

Lojtarët e Shpresave zhgënjyen ndaj Francës, menaxherët e huaj betohen: Nuk vijmë më në Shqipëri!

Ndeshja miqësore e 5 qershorit me kombëtaren shqiptare U-21 dhe Francë U-21, e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, ngjalli interesim te disa menaxherë të huaj. Rreth 15 menaxherë kanë qenë të pranishëm në këtë ndeshje, që u fitua 3-0 nga Francë U-21, për të ndjekur disa futbollistë të skuadrës së trajnerit Alban Bushi.

shqiperi france u21

Por përfundimi ka qenë zhgënjyes, pasi menaxherët e huaj e kanë konsideruar si humbje kohe, meqenëse asnjë nga piketat e tyre nuk ka arritur që të bindë. Duke parë nivelin e tyre në fushë, por edhe përgatitjen fizike, ata kanë mbetur të zhgënjyer dhe ka pasur nga ata që janë betuar që nuk do të vijnë më në Shqipëri për misionin që kishin në takimin e 5 qershorit.

Konstatimi i këtyre menaxherëve nuk është një sinjal i mirë për të rinjtë shqiptarë, pasi ata duhet të punojnë më shumë nëse duan të hedhin hapin e madh në karrierën e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"