Lojtarët e Napolit i dërgojnë mesazh Sarrit pas eliminimit nga Lioni, por habiten nga ajo që bën trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 10:37

Lojtarët e Napolit i dërgojnë mesazh Sarrit pas eliminimit nga Lioni, por habiten nga ajo që bën trajneri

Muaricio Sarri është larguar nga drejtimi i Juventusit, pas vetëm një viti në krye të stolit të bardhzinjve, me eliminimin nga Liga e Kampioneve që i vendosi kapakun gjithçkaje.

sarri.juve.2019.201.750x450

Zhgënjimi te trajneri italian pas eliminimit nga Liga e Kampioneve ishte shumë i madh duke pare edhe lojën e skuadrës së tij.

“Il Mattino” shkruan se disa lojtarë të Napolit, të cilët mbanin akoma kontakte me Sarrin, i kishin shkruar atij pas eliminimit, duke i dërguar një mesazh mbështetje.

Megjithatë trajneri nuk iu ka kthyer atyre përgjigje, diçka që i ka habitur lojtarët, por lë të kuptohet se zhgënjimi te ai ka qenë shumë i madh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"