“Lojtarët e Kukësit kishin mësuar këto ditë si të vononin lojën”, Kapllani nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes: Dominuam ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2022 | 17:25

“Lojtarët e Kukësit kishin mësuar këto ditë si të vononin lojën”, Kapllani nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes: Dominuam ne

Xhevahir Kapllani ka qenë i zhgënjyer për humbjen e radhës të skuadrës së Erzenit, e cila nuk ia doli të merrte pikë përballë Kukësit në ndeshjen e fundit të javës së 8 të Superiores. Trajneri i shijakasve theksoi pas sfidës se vetëm finalizimi dhe mungesa e eksperiencës kishin bërë diferencën.

kapllani

“Mendoj se skuadra u paraqit mirë, kishim grintën e duhur, edhe pse u detyruam t’i rimotivonim përsëri lojtarët se ishim të përgatitur për të shtunën. Mendoj se episodet vendosën ndeshjen.

Nuk është se vonuam zëvendësimet, por vonuan mjeshtëria e kundërshtarëve që kishin mësuar këto ditë të vononin lojën nga minuta e parë e deri në fund, duke filluar nga porta e deri lart.

Keqardhja është e madhe se mendoj që gati 70 apo 80 përqind të lojës e kemi dominuar ne por ky është futbolli. E them që jam i kënaqur me lojtarët, u munduam të japim maksimumin, por disa episode apo mungesa e eksperiencës i ndajnë këto gjëra.

Po shkojmë shumë dhe shpesh te porta kundërshtare, por mungesa e finalizimit, shpresojmë që edhe me pak fat të vazhdojmë punën e nisur dhe nuk ka vend për rënie psikologjike. Ne do të vazhdojmë për të ardhmen.

Ndryshuam mënyrën e lojës se po luanim për të barazuar ndeshjen dhe aktivizuam edhe sulmuesin e dytë. Nuk ka të bëjë shumë moduli i lojës sesa të bëjë finalizimi se ne luajtëm shumë lart dhe duhet thënë që fati mungoi për të çuar lojën në barazim, vetëm disa momente e individë të Kukësit bënë që ndeshja të merrte rrjedhë tjetër.

Edhe në momentin e golit të parë ishim më lart se kundërshtarët, edhe në momentin kur ishim për barazim. Por ky është futbolli”, theksoi Kapllani për ”Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"