“Lojtarët e kishin mendjen tek Franca”, Bare: Ndeshje e vështirë, u futëm të përgjumur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 23:12

“Lojtarët e kishin mendjen tek Franca”, Bare: Ndeshje e vështirë, u futëm të përgjumur…

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, foli pas ndeshjes me Andorrën për mikrofonin e “RTSH”, teksa u shpreh:

bandicam 2019-11-14 23-08-03-124

“Unë besoj se lojtarët dhe tifozët mendjen e kishin te Franca. Kjo ndeshje ishte më e vështira. U futëm në fushë si të përgjumur. Pavarësisht se krijuam shumë raste, me 2 herë në portë u ndëshkuam. Menduam se do ta zgjidhnim rezultatin më shpejt.

Ndeshja me Francën është me doemos për të fituar, pavarësisht se është e vështirë. Shpresoj që mos bëjmë këtë që bëmë sot me Andorrën”, u shpreh Bare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"