“Lojtarët e bllokuar nga trysnia e rezultateve që kërkojnë drejtuesit”, Hallaçi: Ja pse nuk luajtën disa titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 17:37

“Lojtarët e bllokuar nga trysnia e rezultateve që kërkojnë drejtuesit”, Hallaçi: Ja pse nuk luajtën disa titullarë

Rrahman Hallaçi është i bindur se Kukësi nuk do të bjerë nga kategoria, Edhe pse verilindorët janë në zonën e ftohtë pas barazimit me Teutën, ai është i sigurt që ekipi do të marrë pikët e plota.

hallaci

“Kishim menduar që të merrnim fitoren, tentuam në këtë gjitha mënyrat, dolëm në fund me dy sulmues por me shumë vështirësi nuk ia dolëm të realizonim shanset. U afruam, por përsëri vuajtëm te finalizimi.

Pjesa e parë ishte e luftuar te të dy skuadrat, sot kishte luftë sportive. Nuk mjafton vetëm kaq, nuk kemi bërë një ndeshje perfektë, ashtu duhej të ishte nëse do të kishim shënuar golin e marrë tre pikët.

Skuadra sulmoi, duke ditur presionin për një fitore, por edhe të mbroheshim mirë, se do të ishte fatale. Tentuam nga krahët, por nuk po arrijmë të bëjmë diferencën, kërkojmë që të dalin një kundër një e tregojnë aftësitë e tyre. Po vuajmë shumë por nuk jemi dorëzuar. Do të tentojmë deri në fund dhe kam besimin e plotë që Kukësin do ta shpëtojmë nga rënia.

Ndryshimet në formacion? Shihej pak lodhje dhe rotacioni ishte mbi këtë gjë, Lojtarët janë të bllokuar edhe nga tensioni i rezultateve që priten nga drejtuesit. Por nuk ka asgjë, asnjë keqkuptim me lojtarët. Me Partizanin do kujdes, u thashë që nuk kemi luksin të bëjmë rotacione të plota nga ndeshja në ndeshje se fundi është pak i vështirë. Do bëjmë nga pak, sidomos për pjesën kryesore të lojtarëve që i kanë bërë të gjitha ndeshjet”, tha Hallaçi për “Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"