“Lojtarët dinë të mbrohen dhe sulmojnë”, Duro pas fitores me Luzin: Jemi bërë ekip pragmatist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 17:00

“Lojtarët dinë të mbrohen dhe sulmojnë”, Duro pas fitores me Luzin: Jemi bërë ekip pragmatist

Egnatia mundi në miqësoren Luzin me rezultatin 4-2. Golat u shënuan nga Frangaj, Camaj, Doukoko dhe Levendi.

DURO

I kënaqur për lojën dhe mënyrën si Egnatia e menaxhon në çfarëdolloj situate në fushë, për “Panorama Sport”, pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Duro e quajti Egnatian e tij një skuadër pragmatiste.

“Lojtarët tanë dinë të mbrojnë e sulmojnë sipas ecurisë që merr loja. Mbi të gjitha po sundon logjika kolektive e të luajturit. Nuk ka më tendencë për lojë individuale që ndonjëherë nuk vlen për asgjë. Çdo ditë e më shumë po përmirësohemi dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme për ne”, mbylli Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"