Lojtarët bëjnë betimin, Rama monitoron stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 12:22

Lojtarët bëjnë betimin, Rama monitoron stërvitjen

Partizani zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së sotme ndaj Mariborit, që do ta luajë në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Pas konferencës për shtyp, trajneri Skënder Gega ka rrëmbyer menjëherë bllokun e shënimeve dhe ka hyrë në fushë. Lojtarët janë grumbulluar në mesin e fushës dhe trajneri ka mbajtur një fjalim të shkurtër jo më shumë se 2 minuta.

forma

Më pas, futbollistët janë afruar më shumë me njëri-tjetrin duke bërë gjestin e betimit me duart e vendosura në mes. Pas këtij momenti, përgatitësi atletik ka marrë situatën në dorë duke nisur vrapimin e lehtë me futbollistët. Në këtë moment në fushë ka hyrë Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

skender-gega-470x842

Ai është afruar menjëherë pranë trajnerit Skënder Gega duke qëndruar të dy në mesin e fushës. Futbollistët u ndanë në grupe të vogla dhe nisën ushtrimet e lehta me topin. Rama dhe Gega vëzhgonin me kujdes gjithçka dhe diskutonin mes tyre. Drejtori dhe trajneri qëndruan për më shumë se 20 minuta së bashku.

partizani

Në prag të sfidës së sotme ndaj Mariborit, duket se angazhimi nga ana e drejtuesve të kuq është maksimal. Ndërkaq, sllovenët e zhvilluan seancën e tyre stërvitore në orën 17:30 për t’iu përshtatur temperaturave që do të jenë njësoj edhe gjatë ditës së sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"