Lojtarë të përlotur dhe nerva, ja pikantet ndeshjes Luftëtari-Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 12:17

Lojtarë të përlotur dhe nerva, ja pikantet ndeshjes Luftëtari-Flamurtari

Asnjë nga “bigët” e Luftëtarit dhe Flamurtarit nuk ishin në tribunën VIP. Në tribunë, vetëm drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj, dhe një grup njerëzish të afërt të presidentit Sinan Idrizi.

rIBAJ

Në protokollin e ndeshjes mungonte emri i kapitenit të Luftëtarit Aurel Demo, duke krijuar kësisoj imazhin e mosprezencës në listën e të grumbulluarve nga trajneri Nikolin Çoçlli, ndërkohë që ai ishte i ulur në pankinë me kolegët e tij. Në pushimin mes dy pjesëve, Demo zbriti në fushë për të bërë nxehjen e zakonshme.

Në minutën e 21-të Çoçlli u kërkon lojtarëve sulmues të dalin shpejt në sulm, duke u bërë shenjë me dorën e djathtë. Çoçllin s’e mbajnë nervat, teksa u kërkon të tijve të jenë pranë kundërshtarëve në çdo moment loje.

Në pushimin e pjesëve, mes portierit Shala dhe autorit të golit të Flamurtarit, Ribaj, nuk munguan dhe replikat mes tyre ku në fund nuk munguan edhe shtrëngimet e duarve.

Pesë minuta nga fundi i pjesë së dytë, Troisi mbetet me orë në dorë, teksa i kërkon asistentit të katërt llogari për kohën e konsumuar të minutave.

Jurgen Dushkaj dhe Griseld Lika e kanë përjetuar të përlotur humbjen, teksa kanë dalë nga stadiumi më shumë se të mërzitur dhe të zhgënjyer për pikët e humbura në shtëpi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"