Lojtarë në fundin e kontratës, ja mbrojtësit që po monitorohen nga Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 14:00

Lojtarë në fundin e kontratës, ja mbrojtësit që po monitorohen nga Barcelona

Barcelona kërkon që ta nisë rindërtimin nga mbrojtja. Misioni i katalanasve është për të forcuar këtë repart për sezonin e ardhshëm, por edhe për një të ardhme të largët. Por drejtuesit janë të qartë në strategjinë e tyre.
entrenamiento-del-fc-barcelona
Nuk kërkojnë lojtarë të panjohur apo “baste” që mund të rezultojnë të fituara apo të humbura. Lojtarët që janë në listën e dëshirave të drejtuesve janë tre: Raul Garsia, Huan Bernat dhe David Alaba. I pari është një talent i rritur në akademinë e Barcelonës dhe tani është pjesë e Sitit. Atij i përfundon kontrata në vitin 2021 dhe ende nuk ka marrë vendimin për ta rinovuar apo për t’u larguar nga Siti. Barcelona është e gatshme që ta rikthejë.
juan-bernat-n-a-pas-enchante-les-observateurs_237314
Një tjetër futbollist që ka të njëjtën situatë të kontratës është Huan Bernat. Edhe këtij të fundit i përfundon kontrata me PSG-në për një vit dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit si zëvendësuesi ideal i Hordi Albës. Edhe David Alaba po ndiqet me vëmendje.
alaba
Austriaku i Bajernit nuk ka vendosur ende nëse do të qëndrojë në Gjermani apo do të nisë një tjetër aventurë, sepse vitin tjetër i skadon kontrata. Për të ka pasur shumë oferta nga skuadra të ndryshme, por ende nuk e ka marrë vendimin. Ai pëlqehet për faktin se mund të luajë si majtas ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Konsiderohet si një lojtar me eksperiencë që mund të ndihmojë Barcelonën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"