Lojë e shëmtuar ndaj Lokomotivës, por Juventusi vendos një rekord në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 9:05

Lojë e shëmtuar ndaj Lokomotivës, por Juventusi vendos një rekord në Champions

* Edhe pse bëri një lojë të shëmtuar dhe me shumë gabime në pasime, në pjesën e parë Juventusi vendosi një rekord historik personal, për sa i përket zotërimit të topit në një ndeshje Champions-i. Siç raporton “Opta”, të paktën që nga sezoni 2003-2004, kur kanë nisur të memorizohen statistikat, Juventusi nuk kishte arritur asnjëherë që ta mbyllte një ndeshje në Europë me 77.8 për qind të zotërimit të sferës.

juventus

* Vetëm kundër Nordsjaellandit (vitit 2012, 33 goditje), Juventusi e ka tentuar më shumë portën kundërshtare, në një ndeshje Champions (28 herë kundër Lokomotivës).

* Dje ishte hera e dytë nga 10 raste, të paktën në Champions-in modern, që Juventusi fiton një ndeshje në shtëpi, pasi e kishte mbyllur pjesën e parë në disavantazh. Precedenti ishte në vitin 2006, kundër Verder Bremenit.

* Hera e fundit kur Juventusi përmbyste një takim, që e mbyllte në disavantazh fraksionin e parë ishte në 2018-ën, në “Uembli”, kundër Totenhemit.

* Juventusi vazhdon që të jetë lehtësisht i kalueshëm në prapavijë, duke qenë se ka pësuar gol në 4 nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampioneve dhe në 7 nga 11 ndeshjet e sezonit aktual.

* Përpara Lokomotivës, skuadra e fundit ruse që i kishte shënuar gol Juventusit në Kupat e Europës ka qenë Rostovi, në gushtin e vitit 1999, në Kupën Intertoto.

* 13 gola numëron Paulo Dibala, në Ligën e Kampioneve, me bluzën e Juventusit. Më shumë sesa argjentinasi kanë arritur të realizojnë vetëm Filipo Inzagi, Mishel Platini, David Trezege dhe Alesandro Del Piero.

* Ishte hera e tretë që Dibala realizonte dy apo më shumë gola personalë në një natë të vetme dhe që të gjitha herët në shtëpi: konkretisht ndaj Barcelonës (tripletë), Jang Bojsit (tripletë) dhe një dopietë dje kundër Lokomotivës së Moskës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"