“Loja e Partizanit ka shumë defekte”, Muça “leksione” Lerdës: Duhet strategji, Gega e zotëronte më mirë skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 23:11

“Loja e Partizanit ka shumë defekte”, Muça “leksione” Lerdës: Duhet strategji, Gega e zotëronte më mirë skuadrën

Partizani u mposht në transfertë nga Bylisi, duke bërë që diferenca nga Kukësi i vendit të dytë të ngushtohet në vetëm 1 pikë. I ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, trajneri i njohur Shkëlqim Muça, tashmë në rolin e specialistit, analizoi defektet e kampionëve në fuqi, duke deklaruar:

Muca

“Fitorja e Bylisit ishte më e rëndësishme për të gjithë grupin e skuadrave.  Kjo fitore e futi kampionatin në një baraspeshë. Të gjithë ekipet janë aty aty. Ky kampionat është tepër interesant dhe tregon diferencën e vogël që kanë ekipet.

Në përgjithësi ishte një ndeshje e barabartë pavarësisht se Bylisi fitoi, unë mendoj se luajti më mirë ndaj Skënderbeut edhe pse humbi. Duhet fat ndonjëherë. Është një skuadër që luan mirë dhe ka optimizëm. Lojtarët janë 100% të karikuar në çdo ndeshje. Ia arritën. Partizani e mori shumë lehtë ndeshjen. Nuk tregoi atë stofin e kampionit. Në fushë duheshin 2 ekipe të barabarta. Fitoi ai që e kërkoi më shumë fitoren.

Loja e Partizanit ka shumë defekte. Nuk dominon në fushë. Një skuadër që ka lojtarë me cilësi. Partizani duhet ta dominojë ndeshjen. U fut Kukësi në pjesën e dytë ndaj Tiranës dhe e dominoi lojën. Partizani duhet ta mbajë më shumë topin. Bylisi të hap probleme po i le topin. Partizani dukej në fushë si ekip normal.

Në këtë ndeshje Partizani nuk dukej që ishte Partizan. Duke Bylisi sikur ishte ekip kampion. Unë mendoj se këtë ndeshje e humbi Partizani. Duhet krijuar strategji loje. Kurse Kukësi e dominoi pjesën e dytë, deri sa i shënoi golat.

Partizani ishte dobët në aspketin mbrojtës. Bylisi pati edhe shumë raste të tjera. Trajneri duhet të mendojë pikën më të fortë të kundërshtarit. Ai është trajneri. Gega e zotëronte më mirë skuadrën. Duhet ta gjejë ai ku është defekti”, u shpreh Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"