Lodhje, gëzim dhe frikë, 100 ditët bardhezi të Kristiano Ronaldos (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 22:29

Lodhje, gëzim dhe frikë, 100 ditët bardhezi të Kristiano Ronaldos (E PLOTË)

Nga 10 korriku, kur u komu nikua edhe fillimi i një epoke të re e deri dje, 18 tetor, pragsfida e Juventus-Xhenoa, kanë kaluar 100 ditë që Kristiano Ronaldo vendosi të jetojë në Torino.

ronaldo527

Dhe në këtë periudhë kohë ka ndodhur dhe janë prekur çdo ndjesi që mund të përjetojë dhe perceptojë trupi i njeriut: shpresë, gëzim, nervozizëm, frikë, sërish gëzim… Janë pak më shumë se tre muaj që ka veshur bluzën e Juventusit, por duket sikur ka kaluar një jetë e tërë, duke u nisur nga ngjarjet e ndodhura. Prandaj, “Gazzetta dello Sport” ka vendosur që të sjellë edhe një herë kronologjinë e këtyre 100 ditëve të para të Ronaldos në Torino, në 100 episode që kanë prekur “alienin” bardhezi.

1) Një punonjës i aeroportit të Pizës fotografon Andrea Anjelin. Zbulohet menjëherë se çarteri i tij kishte si destinacion Greqinë, për të takuar Ronaldon. (10 korrik)

2) Anjeli dhe Ronaldo takohen në gjirin Navarino. Së bashku me ta ishte edhe Zhorzh Mendes, me të cilët presidenti i Juves mbylli totalisht akordin. (10 korrik)

3) Në orën 18:53, Juventusi jep lajmin e zyrtarizimit të marrëveshjes. (10 korrik)

4) Një adoleshent nga Kina, Ithan Li, ishte i pari që bleu bluzën e parë bardhezi me numrin 7 dhe mbiemrin Ronaldo të shkruar pas. (10 korrik)

5) Shokët e rinj e mirëpresin. Khedira ishte i pari që postoi: “Një ditë speciale”. (10 korrik)

6) Reagime ironike nuk munguan, me klubin e Frozinones mbi të gjithë: “Një mëkat, po e tentonim edhe ne…”. (10 korrik)

7) Presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Malaga, postoi: “Tani njerëzit do të jenë më të shumtë në stadium”, por edhe presidenti i Ligës Miçike: “Historike!” (10 korrik)

8) Duartrokitja e Aleks Del Piero në rrjetet sociale: “Zgjedhja më e mirë. Mirë se vjen”. (10 korrik)

9) Ditën e nesërme, Alegri komenton nga Brukseli: “Më i forti që unë kam pasur në grup”. (11 korrik)

10) Nisin të bëhen llogaritë e para: në Itali shitet çdo minutë një bluzë me numrin 7, që Kuadrado ia lejoi Ronaldos… (11 korrik)

11) Gjiganti i lojërave “EA Sports” duhet të ndryshojë kopertinën e FIFA-s: përgatitet versioni me Ronaldon me bluzën e Juves. (12 korrik)

12) Në orën 17:30 të një të diele pasdite, teksa luhej finalja e Botërorit, Kristiano Ronaldo zbarkon në Torino. (15 korrik)

13) Darka e parë italiane konsumohet në “Royal Park I Roveri”, përkrah Xheorxhinës, Mendesit, Marotës, Paratiçit dhe Bruno Alveshit. (15 korrik)

14) Kristiano përshëndet për herë të parë tifozët e tij të rinj dhe kryen vizitat mjekësore. I kalon testet… (16 korrik)

15) Të parit që Ronaldo i shtrëngon dorën është Sturaro, ndërsa më pas përqafon Kielinin. (16 korrik)

16) Në konferencën për shtyp (përkrah tij Paratiçi) “ulëret”: Jam këtu për Champions-in”. (16 korrik)

17) E parë me bluzën e Juventusit në rrjetet sociale, shndërrohet në një mes 5 fotove që grumbulloi më shumë pëlqime në historinë e “Instagram”-it. (16 korrik)

18) Kristiano dhe Juventusi vendosin: nuk udhëton në turneun amerikan. Debutimi do të vinte në “Villar Perosa”. (17 korrik)

19) Uebsajti “Kpmg” llogarit efektin Ronaldo: +100 milionë euro arkëtime në 2-3 vite. (21 korrik)

20) Kristiano për rekord edhe në “Fantacalcio”: kushton 60 “Magic milionë”. (25 korrik)

21) Rrjetet sociale të Juventusit fluturojnë: në dy javë ndjekësit në “Instagram” shtohen me 27 për qind. (25 korrik)

22) Fisku spanjoll pranon pajtimin: CR7 paguan një gjobë prej gati 19 milionë eurosh. (26 korrik)

23) Shorti i kalendarit të Serisë A: Ronaldo do të debutojë në Verona, njësoj si Maradona. (26 korrik)

24) Kristiano zgjedh çatinë torineze: do të jetojë në një vilë, jo larg nga “Gran Madre”. (29 korrik)

25) Platini ngre të parin zë kritik: “Kam vështirësi të kuptoj këtë operacion”. (29 korrik)

26) Stërvitja e parë te Juventusi: vetëm punë atletike në palestër, asnjë prekje topi. (30 korrik)

27) Higuain, që Juventusi duhet të shiste pas mbërritjes së Ronaldos, kaloi te Milani, së bashku me Kaldarën. Në Torino rikthehet Bonuçi. (1 gusht)

28) “Boom” klikimesh në “YouTube”: Juventusi në muajin korrik ishte klubi më i ndjekur, prej më shumë se 36 milionë klikimesh. (1 gusht)

29) Dalin të parat bileta në shitje për debutimin e Ronaldos: në pak orë avulluan 13 mijë të parat, që u hodhën në treg për Kievo-Juventus. (1 gusht)

30) Darka e parë publike torineze konsumohet në “La Credenza”, në Shën Mauricio Kanaveze. (3 gusht)

31) Stërvitja e parë me grupin e plotë, pas turneut amerikan. (8 gusht)

32) Në stafin e Juventusit hyn Havier Santamaria, ish-fizioterapisti i Realit të Madridit, që Kristiano Ronaldo e kërkoi me ngulm me vete. (8 gusht)

33) Rrjeti “ESPN” mbyll akordin për të transmetuar ndeshjet e Serisë A në Shtetet e Bashkuara, me një investim stratosferik. Efekti Ronaldo… (8 gusht)

34) Ndeshja e parë, goli i parë, pas 7 minutash e 16 sekondash, mes Juventusit të Alegrit dhe të rinjve, në “Villar Perosa”. (12 gusht)

35) Nedved flet për skuadrën me Kristianon: “Duam të fitojmë çdo ndeshje”. (13 gusht)

36) Ndeshja e parë në Serinë A: Kievo-Juve 2-3. Asnjë gol, për Ronaldon nota 6.5. (18 gusht)

37) Erdhi edhe rasti i parë për gol: një e djathtë me kthesë në minutë 17:38, pas një asisti të Kuadrados. (18 gusht)

38) Shkaktoi edhe dëmtimin e parë… Bie mbi Sorrentinon pa dashur, duke i shkaktuar një frakturë në hundë. (18 gusht)

39) Kristiano përbën lajm edhe ditën tjetër: të dielën në palestër, duke u stërvitur. (19 gusht)

40) Intervista e parë italiane në rrjetin “Dazn”, një prej sponsorëve të tij: “Dua të shkruaj historinë këtu”. (21 gusht)

41) Revista “Chi” publikon fotot e Kristianos me të fejuarën dhe djalin e madh në liqenin e Komos. (22 gusht)

42) Kristian Vieri për “Dazn” është euforik dhe thumbues: “Të gjithë mërmërijnë sepse Juventusi nxori nga xhepi 100 ‘llapusha’ për numrin një në botë”. (22 gusht)

43) Marka Juventus në bursë fluturon: vlera e një aksioni rritet në 1.024 euro. Kapitali total i hedhur në treg kalon vlerën 1 miliard. (24 gusht)

44) Ndeshja e parë në “Allianz Stadium”: Juve-Lacio 2-0, por Kristiano mbetet thatë. (25 gusht)

45) Vjen stërvitja e parë edhe për… Kristianinjon (djalin e Ronaldos), me skuadrën U-9 të Juventusit. (27 gusht)

46) Roveshata në Juventus-Real Madrid vlerësohet si goli më i bukur i vitit. (28 gusht)

47) Refuzon grumbullimin me Kombëtaren e Portugalisë. (28 gusht)

48) Shorti i Ligës së Kampioneve: Kristiano dhe Juventusi rigjejnë Mançester Junajtid. (30 gusht)

49) UEFA vlerëson Luka Modriçin si “Futbollistin e Vitit” dhe Kristiano, në formë proteste, nuk paraqitet në Montekarlo. (30 gusht)

50) “I pasaktë!”: “Gazzetta dello Sport” i jep notën e parë të ulët, 5.5, pas ndeshjes në Parma. (1 shtator)

51) I pranishëm në stadiumin “Tardini” të Parmës, kryeministri portugez, Antonio Kosta, bën një parashikim: “Heroi ynë do të shënojë shpejt…” (1 shtator)

52) Kristianinjo (djali) ndërkohë e nis me shumë vrull, menjëherë 4 gola që në daljen e parë. Natyrisht, me “7”-n në shpinë. (2 shtator)

53) Pushime në Sardenjë: Xheorxhina poston një foto me të fejuarin juventin, teksa marrin rreze dielli. (3 shtator)

54) Zëri i armikut: “Me ‘CR7′-ën, Juventusi favorit në Europë”, – tha Mesi. (3 shtator)

55) “CR7” tregon hematomën pranë vetullës, të shkaktuar pas një përplasjeje në Parma. (5 shtator)

56) Bën edhe kosha: video e tij bën xhiron e botës, teksa dërgon një top brenda një bidoni. (6 shtator)

57) Ndërkohë, Reali e thumbon: “Tani po që po luaje mirë…”, ishte deklarata plot helm e Iskos. (6 shtator)

58) Shakaja në rrjetet sociale mes Kristianos dhe Benatias: kush Lodhje, gëzim dhe frikë, 100 ditët bardhezi të CR7 Nga golat te skandali seksual, jeta italiane e luzitanit e ndoqi sfidën ne “Konstinasa”? (7 shtator)

59) Gjatë pauzës së kombëtareve shkon në plazh me Xheorxhinën: miliona pëlqime nga vizita në Montekarlo. (8 shtator)

60) Nuk mungon në 55 kandidatët e 11-shes ideale të “FIFPro”… (10 shtator)

61) Rikthehen shokët nga kombëtarja dhe “CR7″ poston: Rikthim në realitet”. (11 shtator)

62) Tevez përkëdhel Ronaldon dhe i jep shuplakë Mesit: “CR7 është i fiksuar.. Leo, kurrë në palestër!”. (11 shtator)

63) Lajme të mira nga biznesi personal: Në Paris do të lindë hoteli i gjashtë “CR7”. (12 shtator)

64) Në “Instagram” Kristiano lëshon “FIFA 2019”, ku është njeriu imazh i kopertinës. (13 shtator)

65) Tjetër supergol i Kristianinjos, këtë herë e poston Xheorxhina. (15 shtator)

66) Pas 344 minutash agjërim në Serinë A, shembet më në fund muri: Sasuolo është viktima e tij e parë dhe goli i parë i Ronaldos juventin. (16 shtator)

67) Në të 65’-ën vjen edhe i dyti: e majtë e pastër në stilin Ronaldo. (16 shtator)

68) Pas festës vjen një reagimi i parë njerëzor: “Po, pak ankth kisha…” (16 shtator)

69) Ronaldo zemërarti i dërgon një mesazh një fëmije uruguaian, që kishte pasur një arrest kardiak. (17 shtator)

70) Një shpupurisje flokësh ndaj Murinjos, asgjë më shumë: në Valencia, “CR7” merr të parin të kuq në Champions. (19 shtator)

71) “Nuk i bëra asgjë!”, lotët e tij në “Mestaja” bëjnë xhiron e planetit. (19 shtator)

72) I gjithë Juventusi mblidhet rreth tij, Anjeli: “Të gjithë për një, një për të gjithë”. (20 shtator)

73) “CR7” mban frymën: UEFA komunikon hapjen e një hetimi. (20 shtator)

74) Mbështetja mbështjell Ronaldon, ai e poston nga hoteli në Frozinone. (22 shtator)

75) Në Frozinone, ndeshje delikate. Tetë minuta nga fundi e zhbllokoi, një i cili emri i nis me Kr… (23 shtator)

76) Në Londër, Modriç fiton “The Best FIFA”: Kristiano dhe Mesi, mungesat e zhurmshme. (24 shtator)

77) Rrotacion për të gjithë, jo për Ronaldon: “Është mirë, ka nevojë të shënojë”, nënvizon Alegri përpara Bolonjës. (25 shtator)

78) Sërish pa gol në Bolonja, Alegri pranon: “Doja ta nxirrja, por kërkoi të shënojë me çdo kusht”. (26 shtator)

79) “Yamamay” sjell në Itali të brendshmet e markës “CR7”. (27 shtator)

80) UEFA fal Kristiano Ronaldon: vetëm 1 ndeshje skualifikim. Do të bëjë rikthimin në “Old Trafford”. (27 shtator)

81) Paratiçi, arkitekti i goditjes së shekullit: “Kristiano, imazhi i stilit tonë”. (27 shtator)

82) Nga e kaluara rikthehet në skenë një përdhunim i mundshëm i vitit 2009 në Las Vegas. “Der Spiegel” sjell në skenë edhe emrin e gruas. (27 shtator)

83) Apeli i Alegrit përpara Napolit: “Ronaldon duhet ta shërbejmë më mirë”. (28 shtator)

84) Në mbrëmje, Ronaldo flet italisht në “Instagram” dhe likuidon si lajm të rremë hetimin e “Der Spigel” (28 shtator)

85) Ronaldo tërheq skuadrën në përmbysjen ndaj Napolit. Shenja e tij në të tre golat e Juves. (29 shtator)

86) Alegri i vendos kurorën: “I jashtëzakonshëm. Ndeshja më e mirë me ne”. (29 shtator)

87) Lamtumirë shokuese e Marotës. Përflitet se nuk ishte dakord me blerjen e Ronaldos. (29 shtator)

88) Policia e Las Vegasit konfirmon: Ka një hetim pas denoncimit të radhës nga Katrin Majorga. (2 tetor)

89) I skualifikuar në tribunë, duartroket tripletën e Dibalës ndaj Jang Bojsave në Champions. (2 tetor)

90) CR7 apel në “Twitter”: “Kam ndërgjegjen e pastër. E dënoj përdhunimin”. (3 tetor)

91) Juventusi e mbron: “Histori të 10 viteve më parë nuk ndryshojnë opinionin tonë”. (4 tetor)

92) Sponsorët shqetëson, reagimi i “Nike”: Jemi të tronditur nga çështja”. (4 tetor)

93) Nën presion nga SHBA-të? Jo, Ronaldo harron gjithçka dhe bën 2-0 ndaj Udinezes. (6 tetor)

94) “France Football” zbulon kandidatët e “Topit të Artë”: Ronaldo prezent. (8 tetor)

95) Nga Las Vegasit: “Do e dëgjojmë Ronaldon, nuk kemi humbur provat”. (9 tetor)

96) Avokati i tij flet për manipulim, “Der Spiegel” shtyn akuzat. (11 tetor)

97) CR7 gati të dëshmojë me video-konferencë, nga Reali qartësojnë: “Nuk e shtymë ne të paguajë”. (11 tetor)

98) Ronaldo poston foton e familjes së qeshur, por marka Juve në bursë në dy javë bie me 26.6 për qind. (12 tetor)

99) Kristiano fluturon në Paris me Xheorxhinën, ndërsa djali i tij në Torino mahnit sërish: dopietë spektakolare me Juven. (14 tetor)

100) Nga Portugalia filtrojnë kohët e hetimit: pritet i gjatë, të paktën dy vite. Ndërkohë, Ronaldo nxeh këmbët me gol në miqësoren ndaj Kierit… (17 tetor)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"