Nuk ka fitues, Shpresat i braktis fati në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 20:45

Nuk ka fitues, Shpresat i braktis fati në “Elbasan Arena”

“Elbasan Arena” kthehet në një makth goli për Kombëtaren U21. Pas barazimit 0-0 ndaj Estonisë, vjen një tjetër barazim pa gola, kësaj here ndaj Islandës.

0-0

Lojtarët e trajneri Bushi kanë qënë të pafat në takimin e sotëm duke shpërdoruar pafund raste shënimi me protagonist Kristal Abazajn. Edhe pse në sfidën e parë kuqezinjtë e Shpresave arritën të fitonin në transfertë ndaj islandezëve me rezultatin 2-3, kësaj herë nuk arritën ta shfrytëzonin faktorin fushë për të shpresuar për një kualifikim të mundshëm në kampionatin Europian.

fund

Me rezultatin e sotëm, Kombëtarja U21 shkoi në kuotën e 5 pikëve, dhe aktualisht mban vendin e 4-t. Ndeshjen e radhës kuqezinjtë do ta luajnë në 10 nëntor po në shtëpi, ndaj Irlandës së Veriut.

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet sfida, Shqipëri U21- Islandë U21 0-0

90′ Islanda me 10 futbollistë, numri 14 Sigurgeursion ndëshkohet me karton të kuq.

89′ Krosim nga e djathta, Ramadani gjuan bukur me kokë duke krijuar iluzionin e golit, sfera përfundon ngjitur me shtyllën.

81′ Largohet nga loja Valdrin Mustafa, në fushë Rubin Hebaj.

79′ Islanda shënon gol me kokër, por gjyqtari akordon pozicion jashtëloje.

76′ Tjetër pritje spektakolare e Selmanit, i cili zgjatet bukur në krahun e majtë duke larguar topin në korne, pas ekzekutimit të një faulli nga islandezët.

72′ Largohet Krymi në fushë Qazim Laçi.

68′ Goditje dënimi për islandezët, godet shumë bukur numri 8, por fluturon në trekëndësh Selmani duke bërë një super pritje.

59′ Sërisht Abazaj, i cili godet bukur me të djathtën, topi devijohet nga mbrojtësi dhe përfundon ngjitur me shtyllën pingule.

57′ Rast i pafalshëm për Kristal Abazaj, i cili i vetëm përball portierit mik, por bën të pamundurën duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

53′ Çekiçi kroson nga e majta për Mustafën, i vëmendshëm portieri islandes, i cili zotëron topin.

50′ Fridjonson nëshkohet me karton të verdhë pas një simulimi në afërsi të zonës.

46′ Ka filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë e nisim në sulm.

Përfundon pjesa e parë. Shqipëri U21 – Islandë U21 0-0.

45′ Shumë pranë golit të avantazhit Kombëtarja Shpresa, Abazaj provon me një gjuajtje nga e djathta, por grushton portieri Olafson duke devijuar topin në goditje këndi.

42′ Selmani gabon në dalje duke shkaktuar panik në zonë, por gjyqtari Çek akordon faull në sulm, shpëtojnë kuqezinjtë.

40′ Krymi kërkon të befasojë portierin me një goditje nga distanca, por gjuajtja përfundon jashtë kuadratit.

31′ Provon Hardaldson me një gjuajtje mjaft të bukur nga distanca, po reagon Selmani, i cili devijon sferën në goditje nga këndi.

27′ Bare fiton një goditje dënimi nga krahu i djathtë. Ceka kroson bukur në zonë, por largo mbrojtësi islandez me një sparkadë deçizive.

20′ Goditje e befasishme e Valdrin Mustafës, sfera përfundon pak mbi traversën e portierit mik.

14′ Islanda nis një kundërsul të rrezikshëm, gjuan sulmuesi Gudmunson, i gatshëm aty Selmani, i cili bën një ndërhyrje shpëtimtare.

12′ Tjetër rast i pastër për kuqezinjtë, Abazaj gjuan nga jashtë zonës, me portierin që nuk ndodhej në portë, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

11′ Rast i shkëlqyer për Shqipërinë me protagonist Kristal Abazaj, i cili bën një lëvizje mjaft të bukur brenda zonë dhe gjuan me të majtë, sfera përfundon ngjitur me shtyllën pingule.

9′ Kristal Abazaj, shpërthen nga krahu i djathtë, hedh një top në zonër, por largojnë mbrojtësit islandezë.

5′ Goditje dënimi nga krahu i djathtë për Shqipërinë. Kroson Bare brenda zonës, por gjyqtari akordon faull në sulm.

1′ Ka nisur takimi.

Shqipëri U21 – Islandë U21 0-0

Shqipëria: Selmani, Maloku, Ceka, Tafa, Toli, Ramadani, Bare, Çekiçi (Doka 57′), Abazaj, Krymi (Laçi 72′), Mustafa (Hebaj 81′)

Islanda: Olafson, Sampsted, Fridrikson, S.Gudmundson, Andreson, Fridjonson, (Sigurgeirson 82′),  Hardaldson, (Kalrson), A. Gudmundson, Porsteinson, Thorsteinson, (Stefanson 90+4′)

Gjyqtar: Pavel Orel (Ceki)

KV: Fridjonson 51′

KK: Sigurgeirson 90′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"