Llullaku në formë, sulmuesi shqiptar shënon dopietë në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 16:38

Llullaku në formë, sulmuesi shqiptar shënon dopietë në miqësore

Azdren Llullaku, sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet në Bjellorusi me skuadrën e Shakhtjor Soligorskit, ka shënuar dopietë në ndeshjen miqësore që ekipi i tij, luajti ndaj skuadrës serbe Subotica.

llullaku

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë në minutën e 62-të të sfidës, duke mos gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkaq në minutën e 82-të, ai gjeti dhe golin e dytë personal, që vulosi fitoren e ekipit të tij në këtë sfidë miqësore.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"