Llullaku “driblon” dënimin e Skënderbeut për çështjen e basteve: Fitorja ndaj Rumanisë ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 16:21

Llullaku “driblon” dënimin e Skënderbeut për çështjen e basteve: Fitorja ndaj Rumanisë ishte…

Azdren Llullaku nuk ka ndër mend të qëndrojë te Gaz Metani, por thotë se po pret një tjetër ofertë për të nisur një aventurë të re. Në një intervistë për mediat rumune, mesfushori i Kombëtares tregon vështirësitë në Kazakistan, por flet edhe për bastet në Shqipëri.

Llullaku

Sa jeni afër rikthimit te Gaz Metani?

Për të thënë të vërtetën, unë jam duke menduar të luaj në ndonjë vend tjetër. Dua të falënderoj Gaz Metanin për faktin që më mori në stërvitje, por kam plane të tjera për këtë vit. Në të ardhmen, jam i sigurt se Gaz Metani do të jetë zgjedhja ime e parë.

Ju kishit një ofertë nga Steaua përpara se të shkonit në Kazakistan. Pse zgjodhët Astanën?

E refuzova sepse Astana ishte zgjedhja më pozitive nga të gjitha pikat në atë moment. Kisha shumë oferta të tjera, por zgjodha të shkoja në Kazakistan.

Si ishte eksperienca në Kazakistan?

Unë nuk kisha luajtur në ndonjë kampionat të huaj dhe doja një eksperiencë të tillë. Ishte një sfidë e re, mentalitet tjetër, terrene sintetike, shumë ftohtë. Ishte shumë e vështirë.

Bastet ishin pjesë e futbollit?

Nuk mendoj se lojtarët merreshin me baste.

Skënderbeu u dënua për çështjen e basteve. Ka ndeshje të tjera në Shqipëri që trukohen?

Për të thënë të vërtetën, unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me këtë çështje.

Ju luajtët kundër Spanjës ndaj lojtarëve si De Gea dhe Pike.

Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Të luaje kundër lojtarëve më të mirë në botë ishte diçka mahnitëse, e jashtëzakonshme!

Cila skuadër mund ta fitojë titullin këtë sezon dhe pse?

Mendoj se CFR Kluzh. Ata janë ekipi më i fortë për momentin.

Çfarë ju pëlqen më shumë nga Rumania që zgjodhët të qëndronit kaq shumë vite këtu?

Unë mendoj se Rumania është një vend që i përshtatet shumë mentalitetit të Kosovës, ku unë linda. Për më tepër, këtu gjeta bashkëshorten time. Gjithçka është e bukur në Rumani.

Si ishte atmosfera në Shqipëri, kur fituat ndaj Rumanisë në Europian?

Ishte një atmosferë shumë e bukur në Shqipëri, sepse Kombëtarja shënoi golin e parë në këtë kompeticion dhe arriti fitoren e parë. Diçka speciale për të gjithë Kombin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"