Llogaritet në fushë, super goli i Sukajt thyen rekordin e Lutfi Bashës. Ja nga sa larg shënoi shkodrani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 16:57

Llogaritet në fushë, super goli i Sukajt thyen rekordin e Lutfi Bashës. Ja nga sa larg shënoi shkodrani

Goli i shënuar nga Xhevahir Sukaj në ndeshjen Vllaznia-Lushnja sigurisht që ka bërë xhiron e mbarë botës përmes internetit. Aq sa është krahasuar edhe me atë të Ibrahimoviçit. Në Shqipëri kuptohet që nuk ishte parë më parë një gol i tillë. Një gol afërsisht i tillë është shënuar 41 vjet më parë nga një tjetër futbollist i Vllaznisë, Lutfi Basha, në ndeshjen e Kupës Ballkanike ndaj Panathinaikos, por gjithsesi distanca ka qenë më e afërt.

sukajj

Por goli i bomberit ndaj verdhejeshilëve sigurisht që do të hyjë në historinë e futbollit shqiptar. Nga sa është parë, distanca e golit të shënuar ka qenë mbi 60 metra. Por nga sa mësohet, distanca e saktë e këtij goli që do të mbahet mend gjatë është 60.3 metra. Kjo del pas disa llogaritjeve të bëra nisur nga përmasat që ka fusha e stadiumit “Loro Boriçi”. Fusha aktuale e këtij stadiumi është e gjatë 105 metra.

Çka do të thotë se nga porta e deri te vija e mesit të fushës janë 52.5 metra. Nga vija e mesit të fushës dhe deri te vendi i gjuajtjes së topit janë edhe 6.8 metra të tjera. Ndërkohë, vija e përshkruar nga topi nuk është e drejtpërdrejtë, por ka një diagonale që ia shton edhe 1 metër distancën dhe, në total, distanca nga vendi ku Sukaj ka gjuajtur topin dhe deri në portë është 60.3 metra.

A.U

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"