Llogaritë/ Pse kjo mund të jetë java e Partizanit, kalendari favorizon “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2021 | 9:28

Llogaritë/ Pse kjo mund të jetë java e Partizanit, kalendari favorizon “demat”

Gara për vendin e parë në Superiore është më e ashpër se kurrë… Hapat fals të Vllaznisë në javët e fundit kanë ndezur shpresat e shumë skuadrave për titullin kampion, ku një ndër pretendentët kryesorë, janë “demat e kuq” të Ilir Dajës.

Partizani goli 2

Trajneri kryeqytetas ka ndërtuar një skuadër për titullin kampion dhe ecuria këtë sezon, sidomos në javët e fundit ka qenë shumë mirë. Madje, Partizani ka arritur të marrë rezultate pozitive dhe ndaj ekipeve rivale si: Teuta, Kukësi e Laçi. Ndërsa Vllaznia nga ana tjetër, ka lënë pikë të rëndësishme edhe kundrejt kundërshtarëve të lehtë në letër. Tashmë, kalendari favorizon të kuqtë, pasi përpara ka dy sfida që mund t’i fitojë ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut. Nga ana tjetër, Vllaznia luan sot në transfertë ndaj Teutës për të vazhduar më pas me sfidat ndaj Kukësit dhe Bylisit.

Në rast se Partizani grumbullon 6 pikë të plota ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut, e Vllaznia mposhtet nga dy ekipe “big” të Superiores si Teuta e Kukësi, atëherë jo vetëm që Partizani do e parakalonte në renditje, por do të ishte +3 pikë nga ekipi shkodran, i cili prej shumë javësh tashmë ka udhëhequr Kategorinë Superiore. Prandaj kjo javë me të drejtë mund të quhet e Partizanit, jo vetëm për faktin se ka një kalendar më të lehtë se rivalët për kreun, por dhe për gjendjen psikologjike që ka skuadra, që ka vazhduar me rezultate pozitive dhe ka mbetur ende ekipi i vetëm pa humbje në këtë vit 2021. Po kjo javë është e Partizanit, ndërsa Vllaznia duhet të shtrëngojë dhëmbët…

kakl

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"