Llogaritë për vendin e parë nuk ishin bërë siç duhej, por Pogradeci nuk dorëzohet për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 8:59

Llogaritë për vendin e parë nuk ishin bërë siç duhej, por Pogradeci nuk dorëzohet për Superioren

Llogaritë e vendit të parë nuk ishin bërë ashtu siç duhet dhe Pogradeci nuk ia doli për ngjitjen direkt në Superiore, pasi pësoi disa humbje radhazi pas rifillimit të kampionatit. Megjithatë, shpresat për të qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm nuk janë shuar.pogradeci

Me anë të vendit të dytë që mbajnë aktualisht, liqenorët mund të shkojnë në ndeshjet shtesë, ku së pari duhet të mposhtin vendin e dytë të Grupit A dhe më pas vendin e tetë të Superiores. Shanse të pakta, por futbolli është i paparashikueshëm dhe pogradecarët do t’ia bëjnë shërbimin deri në fund këtij kampionati.

Fitorja me Besën i dha Pogradecit vendin e dytë, duke përfituar edhe nga humbja e Lushnjës në derbin me Apoloninë. Tani objektivi është që trajneri Ardjan Abazaj dhe të tijtë ta ruajnë këtë pozicion dhe pas dy ndeshjeve të fundit, transfertës me Apoloninë e ngjitur tashmë në Superiore dhe Lushnjës në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"