Llogaritë për të qenë kokë grupi, Spanja do patjetër fitoren me Rumaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 17:32

Llogaritë për të qenë kokë grupi, Spanja do patjetër fitoren me Rumaninë

Kombëtarja e Spanjës është e kualifikuar në Europianin 2020 si e para e grupit, por ka ende një tjetër objektiv në ndeshjen e fundit, e cila do të luhet sot kundër Rumanisë. 

spanja

Spanja e ka vetë në dorë për të qenë kokë grupi në shortin e Europianit, i cili do të hidhet më 30 nëntor në Rumani. Me një fitore në “Vanda Metropolitano”, “Furia e kuqe” do ta siguronte prezencën në vazon e parë në atë short, bashkë me Belgjikën dhe Italinë, të cilat tashmë e kanë të sigurt prezencën e tyre si të parat. Ndryshe nga herët e tjera të europianëve apo botërorëve ku vendet përcaktoheshin nga renditja e skuadrave në UEFA apo në FIFA, pa pasur në llogari rezultatet në fazën e grupeve, për Europianin 2020 rezultatet janë shumë të rëndësishme, sepse përcaktojnë ndarjen nëpër vazo të 24 kombëtareve që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.

Në vazon e parë do të jenë gjashtë kombëtaret, të cilat e kanë mbyllur fazën eliminatore në vendin e parë dhe kanë grumbulluar më shumë pikë sesa të tjerat. Në rastin e grupeve që kanë 6 skuadra nuk do të llogariten fare rezultatet më të fundit e grupit. Në vazon e dytë do të jenë gjithashtu 4 skuadra të tjera që kanë dalë të parat në fazën eliminatore, 2 më të mirat e vendeve të dyta të kualifikuara e kështu me radhë derisa të plotësohen të gjitha goglat.

Me skuadrat e kualifikuara deri tani, Spanja është provizorisht në vazon që të bën kokë grupi bashkë me Italinë, Belgjikën (të konfirmuara), Ukrainën, Anglinë dhe Gjermaninë. Mirëpo, për ta siguruar matematikisht këtë vend duhet që të fitojë me Rumaninë dhe të mos rrezikohet nga skuadrat e tjera. Për këtë fakt, trajneri Roberto Moreno do të zbresë në fushën e lojës një ekip joeksperimental por për të marrë fitoren.

Kjo ishte një nga lëvizjet që bëri UEFA, në mënyrë që ekipet kombëtare t’i respektonin eliminatoret deri në fund dhe të mos luanin me rezervat në momentin që siguronin kualifikimin. Trajneri Moreno thotë se tani ekipi futet në një fazë kur po mendon për Europianin dhe duhet të punojë shumë. “Sigurisht që jemi të lumtur me kualifikimin, por duam që të bëjmë një Europian si protagonistë. Nuk është e lehtë, por këta djem e meritojmë. Fillimisht të sigurojmë vendin si kokë grupi, pastaj të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Moreno.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"