Llogaritë për Europën, pse finalja Vllaznia-Skënderbeu është shpresa e të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 18:26

Llogaritë për Europën, pse finalja Vllaznia-Skënderbeu është shpresa e të gjithëve

Intriga për katër vendet në Kupat e Europës dhe Skënderbeu i dënuar si ngushëllim për skuadrat e tjera që nuk kanë mundësi të jenë në treshen e parë të Superiores për t’u kualifikuar direkt në Ligën e Kampioneve (vendi i parë), si dhe Ligën e Konferencën (vendi i dytë dhe i tretë).

Kukesi-Partizani 1-2 aksion Elbasan Arena

Teuta e vendit të parë në kampionat dhe Laçi që pozicionohet i katërti nuk do të jenë më pjesë e Kupës së Shqipërisë, teksa fituesi i këtij trofeu kualifikohet për në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Mirëpo, fakti që klubi korçar është dënuar, ua thjeshtëson edhe më tepër gjërat skuadrave të tjera që mund të mos kapin dot treshen e parë për t’u kualifikuar direkt në Europë. Kësisoj, në rast se Kupën e merr Skënderbeu, atëherë duke qenë se ky klub është i dënuar nga UEFA për të mos marrë pjesë në Europë, do të shkojë direkt vendi i katërt.

skenderbeu vllaznia

Ndërkohë, nëse Vllaznia triumfon dhe njëkohësisht e mbyll në tri vendet e para të kampionatit, sërish skuadra tjetër që pret një biletë për në Ligën e Konferencës do të jetë vendi i katërt.

Në këtë mënyrë gara për Europën përmes kampionatit është më e hapur se kurrë. Përveç Teutës, Partizanit, Vllaznisë dhe Laçit që janë në garë për titullin, në lojë për vendin e katërt është pa diskutim Tirana. Por, edhe Kukësi në rast të një kombinimi rezultatesh mes Kupës dhe kampionatit, ka ende shanse matematikore për ta kërkuar Europën. Gjithsesi, një gjë është e sigurt: pas eliminimit të Teutës dhe Laçin lufta për katër vendet e para do të jetë edhe më e fortë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"