Llogaritë/ Matematika e lejon, Milani shpreson ende te kualifikimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 14:57

Llogaritë/ Matematika e lejon, Milani shpreson ende te kualifikimi

Me 9 pikë ende në valle dhe rivalët më të afërt në 4 pikë distancë, Milani nuk e ka të pamundur kualifikimin. Aq më tepër që ka edhe dy përballje direkt për të luajtur me Atletikon e Porton, teksa kusht thelbësor është edhe një rezultat me Liverpulin në ndeshjen e fundit për Grupin B.

SALEMAKERS

Mori llogarish, por edhe prakticitet. Gjithçka do të rinisë pas dy javësh (3 nëntor) kur portugezët të kthejnë vizitën në “San Siro”. Ibra me shokë do të tentojnë pikët e para me një sy nga “Anfield Road” ku do të shpresohet për një tjetër disfatë të Atletikos.

Një fitore në shtëpi do të kishte shumë domethënie për “Djallin” që më 24 nëntor do të fluturojë drejt Madridit ku do të nevojiten të tjera pikë.

Vetëm duke dalë me kokën lart nga dy sfidat e radhës në Champions, kuqezinjtë mund të synojnë mrekullinë ndaj Liverpulit në Milano duke realizuar një rikthim të denjë për filma.

Gjithçka mbetet në teori, teksa për ndeshjen e fundit do të nevojiten lajme të mira edhe nga Oporto ku do të përballen vendësit me ekipin e Simeones.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"