LLOGARITË/ Liga e Kampioneve, ja si kualifikohen 8 skuadrat e tjera në fazën e 1/8-ave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 13:32

LLOGARITË/ Liga e Kampioneve, ja si kualifikohen 8 skuadrat e tjera në fazën e 1/8-ave

Tetë skuadra kanë siguruar kualifikimin për në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, ndërsa në javën e fundit priten edhe 8 të tjera për të plotësuar 16 ekipet më të mira të kontinentit. UEFA ka bërë llogaritë për çdo grup në bazë të rregullores së kualifikimit. 

uefa-champions-league

TË KUALIFIKUARA – Skuadrat që deri tani kanë siguruar biletën për në fazën e 1/8-ave janë Barcelona*, Bajerni*, Juventusi*, Lajpcigu, Mançester Siti*, PSG-ja*, Reali i Madridit dhe Totenhemi. Skuadrat që janë me yll janë kualifikuar si të parat e grupeve përkatëse.

PA SHANSE – Disa ekipe të tjera e kanë mësuar fatin e tyre që nuk kanë asnjë shans për të vazhduar mes 2 më të mirave të grupit. Ato janë: Benfika, Klub Bryzhi, Crvena Zvezda, Gallatasaraji, Genk*, Lokomotiva e Moskës*, Lila, Olimpiakos, Slavia e Pragës. Edhe këto skuadra kanë një tjetër ndarje, pasi ato me yll nuk kanë asnjë shans për ta mbyllur në vendin e tretë dhe për të siguruar kualifikimin në Ligën e Europës.

Grupi E: Salcburg 7 pikë, Liverpul 10, Napoli 9, Genk 1. 

* Liverpuli do të kualifikohet në fazën tjetër nëse do të barazojë ose Napoli do të humbasë kundër Genkut.

* Napoli do të kualifikohet nëse barazon ose nëse Salcburgu nuk e mund dot Liverpulin.

* Salcburgu do të sigurojë kualifikimin nëse mund Liverpulin dhe Napoli nuk e mund dot Genkun; nëse Napoli fiton, por Salcburgu e mund Liverpulin me një rezultat më të mirë sesa 4-3, me të cilin humbën në javën e dytë.

* Genku do të përfundojë në vendin e katërt. Grupi F: Inter 7, Barcelona 11, Dortmundi 7, Slavia 2.

* Barcelona është e kualifikuar si fituese e grupit F.

* Interi do të kualifikohet në fazën e ardhshme nëse e mund Barcelonën ose e mbyll me pikë të barabarta me Dortmundin. Në këtë rast, zikaltrit janë të avantazhuar për shkak të sfidës direkte, e cila vendoset nga golat në favor të zikaltërve.

* Dortmundi do të kualifikohet nëse grumbullon më shumë pikë sesa Interi.

* Slavia e Pragës do ta mbyllë këtë edicion në vendin e katërt. Grupi G: Lion 7, Lajpcig 10, Benfika 4, Zenit 7

* Lajpcigu është i kualifikuar për në fazën e 1/8-ave, por me një barazim mund të sigurojë edhe vendin e parë.

* Zeniti do të kualifikohet në rast se mund Benfikën dhe Lioni nuk e mund dot Lajpcigun ose të dyja ndeshjet barazohen dhe përfiton nga përballja direkte.

* Lioni mund të presë biletën nëse mund Lajpcigun ose nëse barazon dhe Zeniti humbet me Benfikën.

* Benfika e ka të pamundur që ta mbyllë grupin në 2 vendet e para. Portugezët mund të renditen në vendin e tretë nëse mundin Zenitin me një rezultat më të mirë sesa 3-1 dhe Lioni nuk humbet. Mund të kualifikohen edhe nëse fitojnë me çdo rezultat dhe Lioni humbet me Lajpcigun. Grupi H: Ajaks 10, Valencia 8, Çelsi 8, Lilë 1

* Ajaksi do të kualifikohet nëse barazon ose nëse Çelsi dështon të mundë Lilën.

* Valencia do të presë biletën nëse mund Ajaksin ose nëse e mbyll me pikë të barabarta me Çelsin dhe ia del për shkak të ndeshjeve direkte.

* Çelsi do të kualifikohet nëse mund Lilën ose nëse barazon dhe Valencia humbet me Ajaksin.

* Lila do ta mbyllë në vendin e katërt. Grupi A: PSG 13, Gallatasaraj 2, Bryzh 3, Real Madrid 8

* Parisi është kualifikuar si vendi i parë.

* Reali i Madridit ka siguruar kualifikimin.

* Klub Bryzh nuk mund të kualifikohet, por mund të dalë në vendin e tretë nëse mund Realin ose Gallatasaraji dështon të mundë Parisin.

* Gallatasaraji mund të konfirmohet në vendin e fundit nëse humbet me PSG-në. Grupi B: Bajern 15, Totenhem 10, Olimpiakos 1, Crvena Zvezda 3

* Bajerni ka siguruar kualifikimin si skuadra fituese e grupit.

* Totenhemi gjithashtu është kualifikuar.

* Crvena Zvezda mund të dalë në vendin e tretë nëse shmang humbjen me Olimpiakosin.

* Olimpiakosi mund të dalë në vendin e tretë nëse mund Crvena Zvezdën. Grupi C: Dinamo 5, Man. Siti 11, Shahtjor 6, Atalanta 4 *

Mançester Siti është kualifikuar si kokë grupi.

* Shahtjori do të kualifikohet nëse mund Atalantën ose nëse barazon dhe Dinamoja e Zagrebit nuk fiton.

* Dinamoja do të kualifikohet nëse mund Sitin dhe Shahtjori nuk mund dot Atalantën.

* Atalanta do të kualifikohet nëse mund Shahtjorin dhe Dinamo nuk e mund dot Sitin. Grupi D: Leverkusen 6, Juventus 13, Atl. Madrid 7, Lokomotiv 3

* Juventusi është kualifikuar si e para e grupit.

* Atletiko do t’ia dalë nëse mund Lokomotivën ose Leveruseni dështon të mundë Juventusin.

* Leverkuseni do të kualifikohet nëse mund Juventusin dhe Atletiko nuk e mund dot Lokomotivën.

* Lokomotiva do ta mbyllë në vendin e katërt

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"