“Llogaritë e kreut i bëjmë pas dy javësh”, Arapi: Dy ndeshjet e radhës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 8:49

“Llogaritë e kreut i bëjmë pas dy javësh”, Arapi: Dy ndeshjet e radhës…

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, deklaroi për “Panorama Sport” se fitorja ishte një detyrim për ekipin e tij ndaj qytetit të Durrësit, pas asaj që kaloi qyteti pas tërmetit. Arapi thekson se dy ndeshjet e radhës do të jenë disi vendimtare për të ardhmen.

renato arapi

Renato, sa vlerë kishte kjo fitore për ju? 

Kemi kaluar një javë të vështirë. Kjo fitore është më e rëndësishmja e gjithë sezonit, për vetë situatën që ka kaluar ky qytet. Ishte një trepikësh i gjithi për Durrësin.

Riktheheni te fitoja pas 5 javësh… 

Shpresoj që të shoqërohet me shumë të tjera në vazhdim. Vuajtët shumë në pjesën e parë, pse ndodhi kjo? Luajtëm përballë një skuadre shumë të mirë dhe të organizuar, mos harroni. Ata u mbyllën në gjysmëfushë dhe kjo na e bëri disi të vështirë gjetjen e golit. Më pëlqeu grinta që tregoi ekipi deri në fund, e cila u shpërblye edhe me pikët.

Teuta Arapi

Jeni -3 pikë nga kreu, do të tentoni për më shumë? 

E rëndësishme ishte fitorja. Për kreun ka ende kohë. Kampionati është i balancuar dhe të gjitha ekipet janë aty-aty. Dy ndeshjet e radhës do të jenë ato që do të ndajnë disa llogari, pasi luajmë me Kukësin dhe Partizanin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"