Llogaritë e kapitenit Muçaj: Fitorja me Maliqin na fut në “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2022 | 23:30

Llogaritë e kapitenit Muçaj: Fitorja me Maliqin na fut në “play off”

Besa udhëtoi që sot drejt Pogradecit, ku u akomodua në prag të ndeshjes me Maliqin. Luhet në Korçë dhe përballë vendit të fundit, por angazhimi i kavajasve është maksimal. Kapiteni Ledjon Muçaj mendon se gjendja psikologjike e lojtarëve është shumë pozitive, por duhet frenuar euforia.

ledion mucaj

“Ka një moment të mirë në grup pas asaj fitoreje të thellë me Shkumbinin. Shoh një dëshirë të madhe te më të rinjtë për të treguar vlerat e tyre e bindur Bubeqin, e meritojnë të mbeten pjesë e organikës edhe sezonin tjetër. Kur them këtë, kam parasysh se disa prej tyre në rast të riformatimit të grupit vështirë se do të gjenin këto mundësi e shanse aktivizimi. Është kjo arsyeja që i motivon ata më shumë. Nesër do të kemi një përballje ‘të lehtë’ në letër, por jo në fushë.

Vendësit do të luajnë ndoshta shansin e tyre të fundit për të shpresuar te mbijetesa në Kategorinë e Parë. Mirë apo keq, do të gjejmë një Maliq më të motivuar se kurrë dhe personalisht do thosha me bindje se nisur nga sfida e parë në Luz, habitem se si Maliqi ndodhet i fundit në tabelë. Do të na duhet ta vlerësojmë njësoj sikur po luajmë me Bylisin, Erzenin apo Korabin nëse vërtet duam të kthehemi me 3 pikë. Fitorja do të ishte një hap më afër futjes në gjashtë ekipet e para, duke na garantuar fazën ‘play off’.

Personalisht kam bindjen se edhe Bylisi apo Erzeni nuk do ta kishin të lehtë të na mposhtnin me vetëm 1 takim. Sot (dje) u kam thënë çunave se na duhet të jemi të qetë nga minuta e parë deri në fund. Nëse arrijmë të shënojmë të parët, atëherë besoj se çdo gjë bëhet më e lehtë. Po edhe nëse ndëshkohemi, do të dimë si të reagojmë. Ne kemi dy sulmues si Hoxha e Meçja, mjaft të shpejtë dhe golashënues. Nga përvoja ime e gjatë, do të parashikoja të tria rezultatet si të mundshme në këtë ndeshje”, u shpreh mesfushori për “Panorama Sport”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"